Flash

Pamjet e protestës/ Paralizohet Tirana për disa orë, selia e PS në flakë

Lapsi.al 7 October 2024
Pamjet e protestës/ Paralizohet Tirana për disa orë, selia e PS

Protesta e opozitës, në të cilën ishte paralajmëruar mosbindje civile tentoi t'i vërë flakën selisë së Partisë Socialiste, të cilën protestuesit e Partisë Demokratike e sulmuan me molotovë dhe fishekzjarrë gjatë marshimit, që u thirr këtë të hënë me kërkesë kryesore qeverinë teknike.

Protesta nisi me grumbullimin e mbështetësve të thirrur nga e gjithë Shqipëria, fillimisht përballë kryeministrisë. Që në nisje të saj u tentua të ketë një përplasje me qindra forcat policore që ishin vendosur aty në pritje të qytetarëve të opozitës.

[caption id="attachment_948323" align="alignnone" width="1280"]Flamur Noka duke u shtyrë me policët përballë kryeministrisë Flamur Noka duke u shtyrë me policët përballë kryeministrisë[/caption]

Drejt zyrës së Edi Ramës janë hedhur molotovë, ndërsa nuk munguan përleshjet me policinë.

Siç shihet nga pamjet më lart, ishin pikërisht deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi që u përballën të parët me policët duke i hapur rrugën përleshjeve që pasuan. Ndërkohë dhjetëra protestues qëlluan policët me shkopa dhe pankarta.

[caption id="attachment_948316" align="alignnone" width="1280"]Shpërthim i molotovit pas kordonit të policisë tek kryeministria Shpërthim i molotovit pas kordonit të policisë tek kryeministria[/caption]

Por kryeministria ka qenë e blinduar nga qindra forca policie, të pajisur me skafandra dhe mburojat përkatëse, ndërkohë që një pjesë e efektivëve më të specializuar ishin vendosur në tarracat e godinave përreth.

Protesta tek kryeministria nuk ka zgjatuar shumë. Pasi ndaluan aty për disa minuta grupi i deputetëve që udhëheqin protestuesit kanë lëvizur në bulevard drejt qendrës.

[caption id="attachment_948320" align="alignnone" width="2560"]Shpërthimet e molotovit tek kryeministria Shpërthimet e molotovit tek kryeministria gjatë protestës së opozitës[/caption]

Në heshtje, pa mbajtur asnjë fjalim apo pa asnjë thirrje për protestuesit, drejtuesit e protestës kanë nisur një marshim nga kryeministria në drejtim të qendrës. Kur kanë mbërritur tek unaza, janë kthyer drejt Shallvareve, në rrugën përballë kompleksit Tajvan.

[caption id="attachment_948330" align="alignnone" width="1280"]Gazment Bardhi, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj dhe Oerd Bylykbashi ne krye te protestës Gazment Bardhi, Flamur Noka, Albana Vokshi ne krye te protestës[/caption]

Me marshimin e mijëra qytetarëve në qendër të Tiranës, qarkullimi i makinave është bllokuar tërësisht. Edhe aksi i unazës që zakonisht lihet i lirë në rastet e protestave është bllokuar, ndërkohë që protestuesit kanë ndezur në flakë kazanët e mbeturinave apo stacionet e autobuzëve.

[caption id="attachment_948335" align="alignnone" width="1280"]Flakë në kazanet e mbeturinave Flakë në kazanet e mbeturinave[/caption]

[caption id="attachment_948338" align="alignnone" width="1280"]Stacioni i autobusëve në flakë Stacioni i autobusëve në flakë[/caption]

Marshimin drejt qendrës, protestuesit e kanë ndalur tek selia e Partisë Socialiste. Kjo nuk është hera e parë që protesta e opozitës kalon në selinë e Partisë Socialiste por për herë të parë demokratët janë ndalur duke sulmuar me molotov selinë e kundërshtarëve të tyre politikë.

Kjo lëvizje e protestuesve duhet thënë se e ka kapur në befasi policinë, që kishte vendosur një numër të madh policësh në bashkinë e Tiranës. Kur demokratët kanë mbërritur në selinë e PS aty kanë gjetur vetëm pak policë. Menjëherë kanë nisur të hedhin kapsolla dhe molotovë, duke i vënë flakën banerit që ishte në selinë e PS, me fotografinë e Edi Ramës. (fotot më poshtë)

[caption id="attachment_948342" align="alignnone" width="1280"]Flakë në selinë e PS nga shpërthimet me molotov të protestuesve Flakë në selinë e PS nga shpërthimet me molotov të protestuesve[/caption]

[caption id="attachment_948345" align="alignnone" width="1280"]Zjarr në selinë e PS pas shpërthimit me molotov Zjarr në selinë e PS pas shpërthimit me molotov[/caption]

[caption id="attachment_948348" align="alignnone" width="1280"]Zjarr në selinë e PS pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit e opozitës Zjarr në selinë e PS pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit e opozitës[/caption]

Flakët në selinë e PS janë shuar me ndërhyrjen e zjarrfikësve, ndërsa dhjetëra forca policie janë zhvendosur me shpejtësi për të mbrojtur godinën. Përgjatë kohës që protestuesit hodhën molotovë, deputetët e opozitës kanë qëndruar aty pranë.

Hedhja e molotovëve drejt selisë së PS dhe përpjekja për t'i vënë flakën godinës duket se ishte edhe momenti kulmor i protestës, si një akt që kishte ndodhur në Shkodër në 2020, por jo në Tiranë, ku dy partitë kryesore i kanë mbajtur larg militantët nga sulmet direkte të selive dhe përplasjeve në rrugë.

Fill pas sulmit në selinë e PS-së, protesta e opozitës është zhvendosur drejt bashkisë së Tiranës, ku qindra policë ishin në pritje të përballjes me opozitarët.

[caption id="attachment_948361" align="alignnone" width="1280"]Flakë nga shpërthimi i molotovëve tek Bashkia e Tiranës Flakë nga shpërthimi i molotovëve tek Bashkia e Tiranës[/caption]

[caption id="attachment_948363" align="alignnone" width="1280"]Flakë nga shpërthimi i molotovëve tek Bashkia e Tiranës Flakë nga shpërthimi i molotovëve tek Bashkia e Tiranës[/caption]

Pas hedhjes së disa molotovëve tek Bashkia e Tiranës, policia ka reaguar menjëherë. Nga pas radhëve të policisë janë hedhur gaz lotsjellës në sasi të konsiderueshme, ndërsa protestuesit janë përgjigjur me kapsolla apo fishekzjarre.

Ndryshe nga protestat e kaluara, lëvizja e protestuesve nuk ka pasur goditjen e një institucioni të veçantë. Turma e irrituar e njerëzve ka lëvizur në qendër të kryeqytetit duke e bërë të pamundur qarkullimin normal të makinave apo lëvizjen e çlirët të qytetarëve.

Irritimit të protestuesve që kanë hedhur kapsolla dhe molotovë i është përgjigjur menjëherë policia që nuk e ka kursyer gazin lotsjellës, pavarësisht lëvizjes së shumë qytetarëve në qendër të kryeqyetit. Protestuesit kanë hedhur molotovë edhe tek ministria e brendshme, edhe tek një nga kullat e ngritur me kate të paligjshme në qendër dhe në fund janë ndalur tek parlamenti.

[caption id="attachment_948366" align="alignnone" width="1280"]Shpërthim molotovi përballë Ministrisë së Brendshme Shpërthim molotovi përballë Ministrisë së Brendshme[/caption]

[caption id="attachment_948367" align="alignnone" width="1280"]Flakë tek Ministria e Brendshme gjatë protestës së opozitës Flakë tek Ministria e Brendshme gjatë protestës së opozitës[/caption]

[caption id="attachment_948369" align="alignnone" width="1600"]Gaz lotjsellës në rrugën përballë parlamentit Gaz lotjsellës në rrugën përballë parlamentit[/caption]

[caption id="attachment_948370" align="alignnone" width="1280"]Deputetët e opozitës përballë parlamentit bashkë me protestuesit e opozitës Deputetët e opozitës përballë parlamentit bashkë me protestuesit e opozitës[/caption]

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI