Flash

Hapet kufiri për mallrat serbe/ A e theu Berlini Albin Kurtin

Lapsi.al 7 October 2024
Hapet kufiri për mallrat serbe/ A e theu Berlini Albin Kurtin

Qeveria e Kosovës është duke bërë një hap pas për të hequr masën e pengimit të hyrjes së mallrave serbe, pas presioneve të forta të Gjermanisë se mund të përjashtohet nga marrëveshja e CEFTA-s nëse këmbëngul që ta mbajë kufirit të mbyllur për tregëtinë e lirë me Beogradin. "Ministria e Punëve të Brendshme ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve që hyjnë nga Serbia përmes pikës kufitare Merdare", duke e hapur kufirin për to, njoftoi këtë të hënë e përditshmja e Prishtinës, Koha Ditore. Sipas kësaj gazete vendimin i ri, u është dërguar të hënën pikave kufitare nga ministri i Punëve të Bredshme, Xhelal Svecla. Por ndalimi i importimit të këtyre produkteve do të zëvendësohet me "kontroll të detajuar" për maunet që do të hyjnë nga Serbia. Ende është e paqartë nëse vendimi është i vlefshëm vetëm për pikën kufitare të Merdares apo për të gjitha vendkalimet dhe nëse kjo masë është e mjaftueshme që Gjermaniia ta tërheqë ultimatumin e saj për anashkalimin e Kosovës nga samiti i Procesit të Berlinit që do të mbahet këtë mes tetori. 

Lexo me tej:

DW: A po rrezikon Kosova përjashtimin nga Procesi i Berlinit

Kosova i ndaloi importet nga Serbia pas arrestimit qershorin e kaluar të tre policëve kosovarë nga forcat serbe, tensioneve në veri dhe dyshimeve se nëpërmjet mallrave janë futur ilegalisht armë. Masa e sigurisë më pas u ndryshua duke u lejuar importimi i lëndës së parë dhe gjysmë produkteve të nevojshme për prodhim final.

Por Gjermania e ka akuzuar kohët e fundit qeverinë Kurti se po bëhet pengesë për Procesin e Berlinit, se po shkel marrëveshjen e CEFTA-s, pa i marrë parasysh pretendimet e Prishtinës, që e ka ndaluar për arsye sigurie futjen në territorin e saj të mallrave serbe.

I dërguari i Berlinit për rajonin tonë, Manuel Sarrazin, në një sërë qëndrimesh publike ka dëshmuar se di të përdorë edhe karrotën edhe shkopin. Përpos kërcënimeve ai e ka joshur Prishtinën duke i premtuar që në këmbim të këtij lëshimi, qeveria e Kosovës të përfaqësohet vetë në nismën e CEFTA-së dhe jo më, si deri tani, nga UMNIK-u. Këtij avancimi drejt njohjes ai i ka shtuar edhe avantazhin se qytetarët dhe biznesi i vendit do të fitonnin nga kjo.

Por pavarësisht këtyre demarsheve kryeministri kurti i ka thënë një jo të fortë kërkesave dhe ultimatumeve gjermane pa marrë parasysh se Berlini ka qenë aleati më i fortë pro Kosovës edhe kundër planeve për ndarjen e saj edhe kundër Ballkanit të hapur.

Andi Bushati: Kërcënimi gjerman që nxjerr bllof Ramën

Kosova është një nga vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat janë bërë pjesë e Procesit të Berlinit (Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Shqipëria). Ajo është anëtare e CEFTA-s që nga viti 2007, por ka qenë e përfaqësuar përmes misionit të OKB-së në vend - UNMIK. Qeveria e Kosovës ka kërkuar që ky përfaqësim i Kosovës të ndryshohet, ndërsa Gjermania ka ofruar “zgjidhjen” në këmbim të heqjes së ndalesës për importin e mallrave nga Serbia. Por deri më tani Prishtina ka qenë mohuese. 

Në fillim të shtatorit, ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, deklaroi se kryeministri Kurti “nuk pranoi kompromise” për CEFTA-n gjatë një takimi më të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. 

“Manuel Sarrazin e vizitoi Kosovën përsëri për t’i kërkuar Albin Kurtit kompromise për CEFTA-n, që do të mundësonin më shumë liri për qytetarët, do ta zëvendësonin UNMIK-un (me Kosovën) në bord, por nuk kishte sukses”, tha atëherë Rohde. 

Me sa duket tani dicka po ndryshon dhe këtë e bëri me dije edhe radio Evropa e lirë në fundjavë. Një zyrtar i qeverisë së Kosovës i tha gazetarëve të saj se po punohet "me përkushtim që 10-vjetori i Procesit të Berlinit të jetë i suksesshëm”. Dhe sinjali i parë erdhi duke hapur pikën kufitare të Merdares për mallrat serbe. Albin Kurti me sa duket e ka peshuar faktin se humbja e mbështetjes gjermane dhe përjashtimi nga samiti i Procesit të Berlinit në 14 tetor, mund ti kushtonte më shumë sesa zbrapsja jo krenare për të rihapur pas 15 muajsh kufirin për mallrat serbe.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI