Flash

27 kërkesat e çuditshme të Tom Hardy për producentët

Lapsi.al 14 October 2024
27 kërkesat e çuditshme të Tom Hardy për producentët

Tom Hardy bëri një gabim të madh një ditë më parë kur i dërgoi një listë me 27 kërkesa për filmin e tij të ardhshëm një punonjësi të IT-së në vend të producentit të filmit të tij, Peter Heslop.

Aktori 47-vjeçar mendoi se po ia dërgonte emailin marrësit të duhur, por ai u mor nga një burrë tjetër me të njëjtin emër, i cili punon si punonjës IT dhe nuk ka lidhje me të.

Sikur të mos mjaftonte kjo, lista që ai dërgoi doli në mediat e huaja dhe kërkesat e Hardy tashmë cilësohen nga shumë njerëz si të çuditshme dhe të paarsyeshme.

Aktori donte 27 artikuj për ambjentin ku do të qëndrojë për xhirimet e filmit, duke përfshirë një shpërndarës aromash livande, një kuti me 60 shisha me shije luleshtrydhe, birrë çeke, banjë me flluska me piper, karamele Haribo, dyshekë Jiu-Jitsu, thekse, çokollata specifike, aparat kafeje, supë me domate dhe pulë, një altoparlant Bose, Xbox Series X, printer, serum rihidratimi IV, kupa qensh dhe çanta për jashtëqitje.

Thuhet se Tom kërkoi sende shtesë për bulldogun e tij francez, Blue. Sipas Sun, punonjësi i IT-së ka pesë vjet që merr emaile të gabuara të destinuara për Peter Heslop tjetër. Gjatë asaj kohe, ai ka marrë rreth 50 emaile drejtuar producentit, duke përfshirë disa nga gruaja e tij, si dhe një që përfshin aktorin Idris Elba.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI