Flash

Aventura Rama- Meloni/ Gjykata urdhëron kthimin e refugjatëve

Lapsi.al 18 October 2024
Aventura Rama- Meloni/ Gjykata urdhëron kthimin e refugjatëve

Borxhin që i kemi Italisë do t'ia shlyejmë një herë tjetër. Gjykatat italiane kanë rrëzuar paktin Rama-Meloni, pasi asnjë prej të dyve nuk ka të drejtë të burgosë askënd, aq më tepër refugjatë fatkeqë që kapen në mes të detit dhe kërkojnë azil. Edhe pse kampet u ndërtuar në Shqipëri për të shmangur gjykatat italiane, sërish plani nuk funksionon dhe është rrëzuar nga një vendim i gjykatës së Romës, që e ndalon izolimin e emigrantëve.

Vendimi i dhënë këtë të premte i jep lirinë edhe 12 fatkeqëve të parë që provuan burgun në Shqipëri dhe i detyron autoritetet italiane t'i rikthejnë ata menjëherë në Itali, të gjithë, edhe sikur kërkesat e tyre për azil të jenë refuzuar nga komisionet përkatëse.

Vendimi i gjykatës italiane sapo ka përmbysur kështu një nisëm plot pikëpyetje të dyshes Rama-Meloni, e cila u denoncua nga shumë organizata humanitare si një shkelje e hapur e të drejtave të njeriut.

Lexo edhe: Tërheqja e refugjatëve nga Shqipëria, “tërmet” në politikën italiane

Lexo edhe: Shpjegimi/ Pse u përça Gjykata Kushtetuese për marrëveshjen Rama-Meloni

Vendimi i gjykatës italiane bazohet në një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë të datës 4 tetor, që u mor pak ditë para hapjes së qendrave të Shëngjinit dhe të Gjadrit. Sipas këtij vendimi, vendi nga ku niset një refugjat që kërkon azil duhet të jetë "i sigurt" dhe nuk mund të ketë persekutim, diskriminim apo torturë ndaj askujt në asnjë zonë të territorit. Dhe Egjipti dhe Bangladeshi, nga ku vinin emigrantët e parë që u burgosën në Gjadër, nuk konsiderohen vende "të sigurta".

La Repubblica citon drejtuesen e seksionit të emigracionit në gjykatën e Romës, Luciana Sangiovanni që thotë në një deklaratë për shtyp se: “Izolimi i emigrantëve nuk është legjitimuar në bazë të parimeve, detyruese për gjyqtarët vendas dhe për vetë administratën, të përcaktuara nga vendimi i fundit i Gjykatës Europiane. Mohimi i legjitimimit për izolimin në strukturat dhe zonat shqiptare, të barazuara me zonat kufitare ose tranzitore italiane, lidhet me pamundësinë e njohjes si vend “vende të sigurta” të shteteve të prejardhjes së personave të mbajtur (në këto struktura), me pasojë mosaplikimin e procedurës kufitare dhe, sic parashikohet në protokoll, të transferimit jashtë territorit shqiptar të emigrantëve, që kanë të drejtën të kthehen në Itali”.

Në thelb, gjykata ka refuzuar të pranojë burgosjen e emigrantëve, të cilët sipas paktit Rama-Meloni, pasi sillen në Shqipëri nuk mund të lëvizin të lirë në territorin shqiptar. Për këtë arsye, emigrantët do të duhet të hipin sërish në një anije për t'u kthyer në Itali, në portin ku qeveria italiane vendos t'i zbarkojë.

“Autoritetet italiane kanë për detyrë të kthejnë të arrestuarit në Itali dhe t'i lejojnë ata të ushtrojnë të drejtën e azilit në territorin italian”, citohen avokatët e një prej emigrantëve që aktualisht është mbyllur në kampin e Gjadrit nga mediat italiane.

Pakti Rama-Meloni mendohet se i ka kushtuar Italisë disa qindra miliona euro. Marrëveshja u përshëndet me entuziasëm nga forcat e të djathtës ekstreme që kërkojnë masa më të forta kundër refugjatëve që hyjnë ilegalisht në Bashkimin Europian.

Dhe sot ka mbërritur “jo” për ndalimin e të dymbëdhjetë të parëve dhe qendrat shqiptare në Shëngjin dhe Gjadër mund të mbeten bosh nga mbrëmja e sotme./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43