Flash

Tre VIDEO/ Si i paralajmëroi Rama arrestimet

Lapsi.al 22 October 2024
Tre VIDEO/ Si i paralajmëroi Rama arrestimet
Në 2025, Edi Rama do të organizojë votime, jo zgjedhje. Dhe për këtë po i shërben reforma në drejtësi dhe prokurorët dhe gjyqtarët e rinj. Kundërshtarët politikë tashmë janë ose prapa hekurave, ose të arrestuar nga policia. Dhe ndërkohë që hidhen hipoteza dhe ngrihen konspiracione për goditjen e tyre, pamjet, me zë dhe figurë tregojnë qartësisht se kush e ka urdhëruar burgosjen e zërave më të fortë të opozitës. I pari ishte Fredi Beleri. Kur Edi Rama pa se mbështetja ndaj Belerit në Himarë ishte përtej parashikimeve dhe se rrezikonte t'i ikte nga duart bashkia e Himarës, ai shpërtheu në fyerje, sharje dhe kërcënime të të gjitha llojeve. (video poshtë)
 
Vieë this post on Instagram
 

A post shared by Lapsi.al (@lapsi.al)

Dy netë para zgjedhjeve, Rama shkoi në emisionin "Opinion" dhe e përsëriti frazën, se do merrej personalisht me njerëzit që bënin fushatë për Fredi Belerin. Nuk kaluan dy orë nga kërcënimi dhe në mesnatë, Beleri u vu në pranga nga forcat e policisë në një aksion që më shumë i ngjau një rrëmbimi se një arrestimi. Tjetër trajtë pati persekutimi i Ervin Salianjit, që kishte denoncuar vëllain e Fatmir Xhafajt si trafikant droge. 5 vite u sorollat deputeti dyerve të gjykatave, dhe ishte vendimi përfundimtar i Apelit ai që, për habinë e të gjithëve, e mori dhe e kyçi në qelitë e burgut të Fierit. Askush në rrethin e Salianjit, as Salianji vetë, nuk e kishte besuar se do të mbyllej 1 vit brenda 4 mureve si kriminel. Por, Rama i kishte thënë në Parlament të bënte kujdes. (video poshtë) https://youtu.be/iMUKHUhCGso?si=77KjQLxlVhOtAM3o&t=21 Ndërsa për krerët e opozitës së tij, Edi Rama u shpreh shkurt, pastër dhe qartë. Ia kërkoi SPAK-ut ti hetojë, sepse siç tha vetë në pamjet më poshtë, durimi po i sosej. [video width="474" height="240" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/10/vcompress_159.mp4"][/video] Nga kjo deklaratë e datës 7 maj 2022, çfarë kërkoi Rama ka ndodhur. Sali Berisha ka 10 muaj në arrest shtëpie në pritje të gjyqit, Ilir Meta u rrëmbye në mes të ditës me dhunë nga policia dhe ndodhet në paraburgim. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI