Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Pakti Rama-Meloni/ Diferencat e gjykatësve të Italisë me këta të Shqipërisë

Lapsi.al 11 November 2024
Pakti Rama-Meloni/ Diferencat e gjykatësve të Italisë me

Në fund të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e pezulloi për gati dy muaj marrëveshjen Rama-Meloni. Duke qenë se prekte aspekte delikate, si ekstraterritorialiteti dhe të drejtat e njeriut, pakti Rama-Meloni duhej parë me lupë nga gjykata jonë Kushtetuese pas ankimimit të opozitës. Marrja e vendimit zgjati rmë pak se dy muaj, nga dhjetori 2023 deri në fund të janarit 2024.

Gjatë kësaj kohe e djathta italiane mbajti frymën sepse ekzistonte teorikisht mundësia që marrëveshja të shpallej antikushtetuese.

Kur pa vëmëndjen që po i kushtonin italianët gjykatave tona, Edi Rama, shkoi u paraqit në një aktivitet të "Vëllezërve të Italisë", partisë së Xhorxhia Melonit dhe i qetësoi. Rama doli garant se gjykata shqiptare do t'ia legjitimonte kampet Italisë në territorin shqiptar. Madje, madje, parashikoi Rama, kjo do të ndodhte para marsit.

“Kam besim, se marrëveshja nuk ka asgjë antikushtetuese. Deri në mars është afati kohor, por mendoj se vendimi do të merret shumë më herët sepse është një marrëveshje shumë e rëndësishme dhe të dyja qeveritë duhet të dinë nëse mund të vazhdojnë apo jo”, tha Rama. Video më poshtë:

Ajo që ndodhi më pas ishte fiks siç e parashikoi Edi Rama.

Gjykata Kushtetuese e Shqpërisë jo vetëm e legjitimoi lënien e një cope territori në dispozicion të Italisë, siç kishte firmosur Rama në Itali, por gjykatësit e morën edhe vendimin shumë shpejt.

Në janar vendimi ishte gati. Italianët nuk kishin pse prisnin deri në mars.

Gjykata Kushtetuese nuk nxorri asnjë problem për Ramën, që e kishte bërë fakt të kryer marrëveshjen dhe e kishte firmosur paktin me Melonin që në nëntor 2023.

Vetëm se në Itali, sistemi funksionon pak më ndryshe.

Meloni, probleme me gjykatat për projektin në Shqipëri

Njësoj si Rama, edhe Meloni tentoi ta bëjë fakt të kryer kampin e Shëngjinit dhe të Gjadrit për refugjatët që synojnë brigjet italiane. Marrëveshja u firmos në nëntor 2023 dhe sapo Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë i hapi rrugë për nisjen e projektit, italianët nisën nga puna.

Pak përpara se të silleshin refugjatët e parë, në datën 4 tetor të këtij viti, Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg mori një vendim mbi konceptin e vendeve të sigurta. Në vendim citohet se: që një vend të konsiderohet i sigurtë, duhej të ishte i tillë në të gjithë territorin e tij dhe nuk duhet të ketë persekutim apo tortura në asnjë zonë të tij.

Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Strasburgut, Meloni nisi drejt Shqipërisë anijen me 16 refugjatë, nga të cilët 4 u kthyen pas në Itali. 12 të tjerët u mbyllën në burgun e Gjadrit.

Çështja e përcaktimit të një vendi si i sigurtë apo jo, u shndërrua në thelbin e debatit. Avokatët e refugjatëve ankimuan çështjen në Gjykatën e Romës. Brenda dy ditësh marrëveshja u rrëzua.

Sipas vendimit, koha e vlerësimit për një refugjat nuk mund të jetë aq e shpejtë, pasi arsyet e një refugjati nuk mund të vlerësohen brenda afateve që parashikohet në procedurat e Gjadrit. Përveç kësaj, Bangladeshi dhe Egjipti nuk ishin vende të sigurta.

Anija Libra u kthye në Shëngjin. Mori 12 refugjatët dhe i dërgoi sërish në Itali duke i lënë të lirë.

Xhorxhia Meloni shpërtheu në akuza kundër gjykatësve të Romës.

Ajo e cilësoi vendimin e gjykatës si të paragjykuar, ndërsa tha se nuk i takonte gjykatësve të vendosnin se cilat vendet janë të sigurta dhe cilat jo.

"Nuk besoj se nuk është përgjegjësi e gjyqësorit të vendosë se cilat vendet janë të sigurta dhe cilat jo. Kjo është një përgjegjësi e qeverisë dhe për këtë arsye qeveria duhet të sqarojë më mirë se çfarë do të thotë një vend i sigurt”, tha ajo.

Si kundërpërgjigje, qeveria Meloni ndryshoi listën e vendeve “të sigurta” me një dekret ndërministror.

Lexo edhe: Refugjatët në Shqipëri. Meloni: Të thonë ç’të duan ata që nuk janë dakord

Lexo edhe: Rama: Nuk na shqetëson ç’ndodh brenda në kamp!

Lexo edhe: Ekstremistët e BE kundër organizatave humanitare për refugjatët e Gjadrit

Pak ditë më parë, anija Libra udhëtoi sërish nga brigjet e Italisë drejt Shëngjinit, ku solli 7 refugjatë nga Bangladeshi dhe Egjipti. Shumë pak njerëz për një udhëtim që kushton disa dhjetëra mijëra euro, por dukshëm një shfaqje force e Melonit për gjykatësit italianë.

Por edhe kjo nuk funksionoi.

Gjykatat bllokuan zbatimin e rregullit të ri, duke e dërguar atë përsëri në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për të kërkuar një opinion mbi përputhshmërinë me ligjin italian. Vendimi i sotëm anulon edhe përgjigjet e shpejta që iu dhanë 4 refugjatëve egjiptianë, të katërta negative.

Brenda 48 orëve refugjatët do të kthehen në Itali, ku do të jenë të lirë. Deri sa të marrë vendim Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Xhorxhia Meloni mund të jetë kryeministre, por ajo ka marrë disa shuplaka nga gjykatësit e Romës, sepse askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Jo si në Shqipëri, ku zakonisht janë gjykatësit që marrin shuplakat./Lapsi.al

Të këshilluara

Trump fitoi. Tani Putini pret rezultate

Ndërsa urimet për fitoren e Donald Trump filluan të vinin nga e gjithë bota, të mërkurën, një lider botëror qëndroi dukshëm në heshtje.  Zëdhënësi i Kremlini...

17:23

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43