Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Basti i Ervin Hoxhës/ Prezanton shefat e policisë, që nuk përdorën SKY ECC

Lapsi.al 14 November 2024
Basti i Ervin Hoxhës/ Prezanton shefat e policisë, që nuk

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka vënë një bast të guximshëm këtë të enjte, kur prezantoi emrat e 12 drejtorëve të rinj që do të drejtojnë policinë në 12 qarqe. Edhe pse SPAK nuk e ka përfunduar ende me zbardhjen e përgjimeve të SKY ECC, Hoxha u shpreh me superlativa për grupin e ri të policëve që emëroi në krye të drejtorive në qarqe.

"Ekip i ri", "gjeneratë e re" dhe "ambicie drejt një niveli të ri të shërbimi" ishin fjalët me të cilat ministri nxorri nga xhepi listën ndërsa fliste për "vetëpastrimin" e policisë.

Emërimet në 12 qarqe vijnë pas një faze të gjatë stanjacioni të policisë, kur SPAK pati një punë voluminoze bazuar në bisedat e zbardhura të SKY ECC. Pas largimit të ish-drejtorit Muhamet Rrumbullaku dhe zhvillimit të një konkursi, grupi i ri i policëve që do të menaxhojnë edhe situatën e zgjedhjeve të reja parlamentare është gati.

Por cilat janë garancitë që ekipi i ri i policisë nuk ka lidhje me krimin?

Policët që rekrutoi krimi me SKY ECC apo Encrochat

Bisedat në SKY ECC janë dëshmi e një fuqie të madhe korruptuese që kanë arritur bandat kriminale në vitet e fundit.

Metamorfoza/ Përgjimet e SKY ECC nxjerrin fytyrën tjetër të Rilindjes

Në radhët e krimit u rekrutuan jo vetëm deputetë e kryetarë bashkish, por edhe prokurorë, gazetarë apo policë, që u bindeshin bosëve të krimit me të njëjtin zell dhe disiplinë, për të cilën ishin betuar të nderonin uniformën.

Efektivi i Operacionales, Jeton Lami

Një pjesë e përgjimeve që dolën nga dosjet e SPAK treguan se si bosi i kumarit i përfshirë në vrasjet me pagesë Vis Martinaj, deri ditën e fundit ruhej nga një efektiv i operacionales, Jeton Lami. Pas zhdukjes së Ervis Martinajt, efektivit të operacionales iu vunë prangat. Pas një takimi që pati me ish-drejtorin e përgjithshëm të policsë, Gledis Nano ky i fundit u shkarkua menjëherë pa i dhënë motiv.

Jeton Lami u gjykua me shpejtësi dhe sot është jashtë hekurave të burgut. Asnjëherë nuk foli për destinacionin e fundit të Ervis Martinajt.

Shefi i Operacionales, Oltion Bistri

Shefi i operacionales Oltion Bistroi i ka shërbyer prej vitesh të fortit të Shkodrës, Pëllumb Gjokës për biznesin e kazinove. Nga bisedat e SKY ECC kuptohet se ai paguhej rreth 1500 euro në muaj dhe e lajmëronte Gjokën për operacionet e sekuestrimit të makinetave gjatë operacionit "Fundi i Marrëzisë".

Klodian Shahini shef i trafiqeve në Lezhë

Klodian Shahini, ish-shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë përdorte SKY ECC për të ndihmuar kushëririn e tij Elson Reçin në lokalizimin e hasmit të tij Preng Gjinit. Dy fiset mirditore ishin në gjakmarrje dhe Klodian Shahini përdorte sistemet e Policisë së Shtetit për të ndihmuar Elson Reçin.

Drejtori i Policisë Lezhë, Henerigert Mitri

Henerigert Mitri ishte garant i biznesmenit Pëllumb Gjoka për makinat e kumarit në një pikë në Lezhë, Nga bisedat e SKY ECC ai dilte garant se policët e tjerë nuk do t'i ndërhynin Gjokës në biznes, ndërsa më pas zbulohet në bashkëpunimin që kishte me kultivuesit e kanabisit në Lezhë.

Altin Morina, efektiv i RENEA

Efektivi i RENEA-s Altin Morina u kap me më shumë se 100 mije euro në makinën e tij në Tiranë. SPAK e mbante nën vëzhgim pasi dilte nga bisedat në SKY se Morina ndihmonte Durim Bamin për vrasjen e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka.

Shefi i krimeve në Shkodër, Ardit Hasanbegaj

Nga bisedat që janë zbuluar në SKY ECC shefi i krimeve në Shkodër, Ardit Hasanbegaj ngjante më shumë një antar i bandës së Bajrave i veshur me uniformën e policsë. Ai ka rol kyç në vrasje dhe lokalizimin e kundërshtarëve të Bajrave, ndërsa është gjithë kohës në shërbim të Pëllumb Gjokës.

Shefi i komisariatit të Shijakut

Dedan Gjoni, shefi i krimeve të komisariatit nr 6, i arrestuar më 21 nëntor së bashku me Erzen Breçanin, ka shërbyer si informator për persona të lidhur me krimin. Mes tyre edhe për Dritan Rexhepin, një nga personat në listën e më të kërkuarve në Shqipëri dhe jo vetëm pasi akuzohet si mbreti shqiptar i kokainës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe celulari i sekuestruar nga SPAK

Në SPAK, është i ulët besimi tek policia. Disa nga operacionet kryesore mendohet se kanë dështuar pikërisht për shkak të dekonspirimit që i kanë bërë policët.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani pranoi disa muaj më parë se ka çështje për të cilat e ka të pamundur të punojë me policinë.

“Janë një kategori çështjesh që ne nuk mund ti hetojmë me policinë e shtetit, sidomos ata kur përfshihen punonjësit e policisë së shtetit. Hetimet tona kanë treguar që eksponentë të policisë së shtetit, madje me funksione të larta kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar, referuar dhe cështjeve që kemi hetuar, dhe çështjeve që kemi në hetim e sipër. Janë një kategori çështjesh që ne hetojmë ekskluzivisht me BKH-në” u shpreh Dumani.

Për një rast dekonspirimi është i dyshuar edhe drejtori aktual i policisë, Ilir Proda.

Bëhet fjalë për urdhër-arrestet që u lëshuan për kapjen e vëllezërve Çopja, një dyshe që kishte porositur disa vrasje me pagesë nga Dubai.

Në operacionin e 31 korrikut 2024 nuk u kapën as dy vëllezërit Franc e Hajdar Çopja, as biznesmenët që pastronin paratë e tyre, por as vrasësit me pagesë që merrnin porositë nga Dubai.

Pas operacionit, BKH sekuestroi telefonin e drejtuesit të Policisë së Elbasanit, Ilir Proda.

Në atë kohë, Proda ishte kandidat në garën e hapur për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes në Muhamet Rrumbullakut. Në tetor ai e fitoi garën dhe u emërua drejtor i përgjithshëm i policisë.

Drejtorët e rinj në qarqe:

Tiranë – Elton Alushi

Durrës – Vilson Bala

Fier – Skënder Hitaj

Lezhë – Altin Mena

Gjirokastër – Altin Merizaj

Berat – Luigj Vathi

Dibër – Artion Duka

Elbasan – Fatmir Hoxha

Shkodër – Fatmir Lleshi

Korçë– Erion Ahmeti

Kukës – Gentjan Berberi

Vlorë – Elidon Çela

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43