Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Ç'do të bëjë Trump ditën e parë të punës si president

Lapsi.al 16 November 2024
Ç'do të bëjë Trump ditën e parë të

20 Janar 2025/ Donald Trump do të betohet para Kapitolit dhe do të bëhet zyrtarisht presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Ai, që ka deklaruar se nuk do të jetë një "diktator", "vetëm ditën e parë të punës", ka përmendur gjatë fushatës disa masa që do të marrë përmes dekreteve, si pjesë e kompetencave presidenciale, sapo të rikthehet në Zyrën Ovale. Lapsi.al i ka rikujtuar ato për të kuptuar më mirë se si do të ngjajë rikthimi i miliarderit në presidencë...

Mbyllja e kufirit jugor Presidenti i zgjedhur nuk dëshiron të humbasë kohë për të nisur politikën e tij kundër emigrantëve, që qe një nga shtyllat kryesore të fushatës së tij. Në ditën e parë të mandatit të tij, ai pritet të realizojë atë që ka deklaruar ai disa herë: "do ta mbyllim kufirin" me Meksikën, duke hedhur bazat për mbajtjen ecpremtimit për "operacionin më të madh të dëbimit të emigrantëve të paligjshëm në historinë amerikane". Ai ka paralajmëruar se forcat federale dhe lokale të rendit do të mobilizohen menjëherë për të mbledhur miliona emigrantë dhe më pas për t'i "dërguar në shtëpi". Sipas agjencisë Reuters, ai mund të lëshojë një dekret që deklaron një emergjencë kombëtare për të përshpejtuar zbatimin e këtyre masave. Kjo do t’i mundësonte Trump-it të "çlirojë fonde" për të financuar ndërtimin e murit në kufirin me meksikën dhe për të "mobilizuar ushtrinë". Sidoqoftë, një dekret i tillë ka shumë gjasa të rrëzohet nga gjykatat. Amnisti për protestuesit e Kapitolit Mbi 1 560 persona janë akuzuar pas sulmit në Kapitol më 6 janar 2021, që kishte për qëllim kundërshtimin e betimit si president të Joe Biden, me pretendimin se ai i kishte vjedhur zgjedhjet. Trump i ka cilësuar protestuesit si "patriotë të jashtëzakonshëm" dhe ka premtuar t’i ndihmojë "që në ditën e parë", duke shprehur gatishmëri për të "amnistuar shumë prej tyre nëse janë të pafajshëm". Tërheqja nga Marrëveshja e Parisit Sipas New York Times, Trump, tani 78 vjeç, është duke përgatitur një dekret për të tërhequr sërish Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për klimën. Kjo masë pritet të shoqërohet me të tjera në të njëjtën frymë, duke theksuar përkushtimin e tij ndaj politikave më pak kufizuese për industrinë dhe energjinë. Politika energjetike: “Do të shpojmë, shpojmë, shpojmë” Që në ditën e parë, Donald Trump ka premtuar një qasje agresive për shfrytëzimin e burimeve natyrore. Kjo mund të nënkuptojë rikthimin e lejeve për shpimet e naftës në parqet kombëtare, të cilat ishin mbrojtur nga administrata Biden. Kjo komentohet si një masë simbolike për bazën elektorale që e mbështeti atë. Lufta kundër inflacionit Trump e ndej presionin për të zgjidhur çështjen e inflacionit dhe mund të propozojë menjëherë një projektligj për të rikthyer uljet e taksave të miratuara në dhjetor 2017, të cilat tani janë të pavlefshme. Kjo masë mund të nisë që në ditën e parë të mandatit të tij. Sulmet ndaj të drejtave transgjinore Një tjetër premtim që ka entuziazmuar bazën e tij konservatore është "t’i japë fund çmendurisë transgjinore". Trump ka premtuar se do të anulojë mbrojtjet për studentët transgjinorë të vendosura nga administrata Biden. Për më tepër, ai mund të dekretojë se "ekzistojnë vetëm dy gjini", një veprim që do të kënaqte një pjesë të bazës së tij anti-“Woke” pa kosto politike të madhe. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43