Flash

E rëndë në azilin e të moshuarve në Tiranë/ 78-vjeçari νret me bastun shokun e dhomës

Lapsi.al 8 August 2024
E rëndë në azilin e të moshuarve në Tiranë/

Një krim i rëndë ka ndodhur në azilin e të moshuarve në kryeqytet. Një 78-vjeçar ka goditur disa herë me bastun pas sherrit të çastit shokun e tij të dhomës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale “Vrasja me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Vijon i nxehti afrikan

Për ditën e sotme, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave të ajrore të nxehta me origjinë jugore. Moti prit...

07:42

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI