Flash

Trafikuan një automjet në Shqipëri, procedohen dy persona dhe shpallen në kërkim dy të tjerë në Elbasan

Lapsi.al 7 August 2024
Trafikuan një automjet në Shqipëri, procedohen dy persona dhe

Dy persona janë proceduar penalisht dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim në Elbasan. Bëhet me dije se Sh.S 69 vjeç dhe T. S 45 vjeç, janë proceduar ndërsa P. M 31 vjeç dhe P. M 26 vjeçe janë shpallur në kërkim.

Mësohet se këta persona kanë trafikuar një automjet në vendin tonë në dhjetor të vitit 2023.

Njoftimi i Policisë:

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. S., 69 vjeç dhe T. S., 45 vjeç, banues në Elbasan, si edhe vijon puna për kapjen e shtetasve P. M., 31 vjeç dhe P. M., 26 vjeçe, pasi dyshohet se në dhjetor të vitit 2023, kanë trafikuar një automjet, në Shqipëri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI