Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Vrαsja e shqiptarit në burgun grek/ Zbardhet shkaku i sherrit me shokun e qelisë

Lapsi.al 26 June 2024
Vrαsja e shqiptarit në burgun grek/ Zbardhet shkaku i sherrit me

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga vrasja e shqiptarit Alfons Doçi në burgun grek të Koridhalos. 35-vjecari i dënuar përjetë për një vrasje të dyfishtë u godit me thikë nga Xhilian Halili, shoku i tij i qelisë, një shqiptar me të cilin kishte pasur një njohje të vjetër.

Të dy së bashku u arratisën në vitin 2018-të gjatë transportimit nga një burg në tjetrin. Arratia zgjati vetëm 48 orë pasi u vunë sërish në pranga nga policia greke. Sipas asaj që kanë zbardhur hetimet, sherri mes dy shqiptarëve nisi për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi temperaturën e kondicionerit.

Fjalët e ashpra që shkëmbyen me njëri – tjetrin ua lanë vendin grushteve. Në një moment 42-vjeçari me nofkën “Niko” rrëmbeu një thikë kuzhine dhe e goditi ndaj shqiptarit disa herë. Nga përleshja u plagos edhe një i dënuar tjetër, Altin Vokrri nga Gjakova e Kosovës.

Ai ka marrë një goditje në shpatull dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Zyrtarët e burgut kanë gjetur edhe armën e krimit, thikën e kuzhinës me të cilën është kryer vrasja. Viktima Alfons Doçi ishte i dënuar për dy vrasje. Në vitin 2017 ai vrau një biznesmen në Atikën Perëndimore gjatë një grabitje. Pak kohë më vonë ai vrau një grua gjatë një tjetër grabitjeje.

Edhe autori Xhilian Halili është i dënuar për vrasjen e një shqiptari në 2011-ën në Peloponez, vrasje e porositur nga një kriminel grek. Viktima ndodhej në shoqërinë e djalit të tij, 2-vjeçar, por Halili nuk nguroi ta qëllonte me thikë në fyt duke i marrë jetën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Artan Lame pas dy orësh del nga SPAK

Ka dalë pas dy orësh nga SPAK, ish-drejtori i Kadastrës të shtetit, Artan Lame. Pas daljes nga Prokuroria, Lame nuk ka dhënë deklaratë për gazetarët, ndërsa tha...

18:21

Aksident në Lezhë, dy të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pasiten e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin, ku sipas informacioneve një makinë është përplasur me një motomjet. Si pasojë të plag...

19:19

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43