Flash

Gjendet i vdekur kamionisti në Itali, nje shqiptar mes të arrestuarve

Lapsi.al 26 June 2024
Gjendet i vdekur kamionisti në Itali, nje shqiptar mes të arrestuarve

Pas më shumë se një muaj nga zhdukja misterioze e shoferit të një kamioni në Itali është zbardhur fati i tij tragjik. Sipas raportimeve kamionisti Nicolás Matías del Río u gjet i vdekur pasditen e së marte në një shtëpi të vendosur në Arcidosso, një qytet italian në provincën e Grosseto, në rajonin e Toskanës.

Hetimet kanë nisur nga autoritetet italiane për të përcaktuar se në çfarë rrethanash vdiq kamionisti që jetonte në qytetin e Sienës. Sipas policisë lokale raportohet se janë ndaluar dy persona të dyshuar për krimin përkatësisht një shqiptar dhe një turk.

40-vjeçari, Del Río ishte kontrolluar intensivisht që nga 22 maji, datë në të cilën ishte parë për herë të fundit. Sipas gazetës Corriere Fiorentino , trupi i Del Río u gjet pranë një shtëpie, ku ishin fshehur edhe çantat e stilistit Guçi që argjentinasi po transportonte në kamionin e tij në momentin e zhdukjes.

Personi, i cili kishte nënshtetësi italiane, punonte si shofer kamioni dhe mjeti që përdorte për të transportuar mallin u dogj në një zonë të hapur. Gruaja e Nicolás, Carolina Alegre foli mbrëmë me kanalin e lajmeve TN ku shpeh se ëshrë, ende e tronditur nga lajmi. Ajo shtoi se po pret që ta telefonojnë para se të shkojë për të identifikuar trupin dhe për të filluar ekzaminimet.

Lidhur me hetimin, bashkëshortja e Nikolas tha se autoritetet italiane kanë si të dyshuar edhe prindërit e shqiptarit të ndaluar, pasi në shtëpinë e tyre u gjetën mbetje të çantave luksoze, me vlerë rreth 500 mijë euro u zhduk.

Pas zbulimit, policia kontrolloi pronën në prani të babait të Klodian Gjonit, të riut shqiptar që u ndalua të shtunën, më 15 qershor, në aeroportin Ciampino, teksa po fluturonte për në Tiranë, kryeqytetin e vendit të tij, sipas mediave italiane. Niko Gjoni dhe një burrë i quajtur Zindan, babai i njërit prej dy turqve të arrestuar, Ozkurt Bozkurt. Gjithashtu po hetohet edhe një i dyshuar tjetër me emrin Emre Kaja.

Të këshilluara

Artan Lame pas dy orësh del nga SPAK

Ka dalë pas dy orësh nga SPAK, ish-drejtori i Kadastrës të shtetit, Artan Lame. Pas daljes nga Prokuroria, Lame nuk ka dhënë deklaratë për gazetarët, ndërsa tha...

18:21

Aksident në Lezhë, dy të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pasiten e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin, ku sipas informacioneve një makinë është përplasur me një motomjet. Si pasojë të plag...

19:19

Ndryshime në qeveri (Emrat)

Qeveria miratoi sot Ali Musliun si Prefekt të Qarkut të Elbasanit. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ndërsa emërimi i Musliut si Prefe...

19:10

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI