Flash

Artan Lame pas dy orësh del nga SPAK

Lapsi.al 26 June 2024
Artan Lame pas dy orësh del nga SPAK

Ka dalë pas dy orësh nga SPAK, ish-drejtori i Kadastrës të shtetit, Artan Lame. Pas daljes nga Prokuroria, Lame nuk ka dhënë deklaratë për gazetarët, ndërsa tha shkurt se “u pyeta si person në dijeni për një çështje të Kadastrës".

Sipas raportimeve ai u pyet si person që ka dijeni mbi një dosje te Prokurorisë së Posaçme sa i takon legalizimeve ne këmbim të votës për zgjedhjet lokale te vitit 2019, ku në pranga pak kohë më parë u vunë një ish-punonjës i ALUIZNI-T dhe një ish kryeplak.

Lame ka qenë në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, një institucion që u krijua si bashkim i ALUIZNI-t me Hipotekën. Ai dha dorëheqjen nga ky post në mars të vitit të kaluar dhe në vend të tij, u emërua Dallëndyshe Bici.

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, dy të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pasiten e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin, ku sipas informacioneve një makinë është përplasur me një motomjet. Si pasojë të plag...

19:19

Ndryshime në qeveri (Emrat)

Qeveria miratoi sot Ali Musliun si Prefekt të Qarkut të Elbasanit. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ndërsa emërimi i Musliut si Prefe...

19:10

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI