Flash

Media belge: Emri i Edi Ramës del në një dosje pastrimi parash drοge

Lapsi.al 26 April 2024
Media belge: Emri i Edi Ramës del në një dosje pastrimi parash

Në Gjykatën Penale të Brukselit u zhvillua këtë të premte një seancë ndaj një shqiptari të identifikuar si Arben I., i cili akuzohet për përfshirje në një organizatë të trafikut të drogës dhe për pastrim të shumave të mëdha të parave. Media e njohur belge rtl.be ka raportuar me detaje se çfarë ndodhi në seancë duke cituar se në dosje përmendet edhe emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Sipas saj, ishin avokatët Cédric Vergauwen dhe Christophe Van Der Beesen të cilët u shprehën se shqiptari ishte gjykuar një herë për këtë çështje në Spanjë dhe Itali dhe se prokurorët belgë nuk kishin sjellë ndonjë provë të re. Në këtë dosje që ka marrë emrin “Shqiponja e Zezë” akuzohen 40 persona për trafik ndërkombëtar droge.

Avokati Vergauwen kritikoi faktin se akuzat e ngritura nga prokurori ndaj Arben I. bazohen në informacione që vijnë nga dosjet e huaja. Lidhur me dosjen italiane të realizuar në bashkëpunim me Gjermaninë ai thotë se “nuk të çonte në asgjë”. Ai kërkoi nga gjykata që të zbatohet parimi “non bis in idem” pra që nuk mund të gjykohesh dy herë për të njëjtat fakte.

Më 18 prill, prokurori kërkoi dënimin me 10 vjet burg për Arben I., të cilin e konsideron si ndërmjetës mes kushëririt të tij, Alfredo H., një nga dy drejtuesit e dyshuar të organizatës kriminale me një organizatë të ngjashme me qendër në Majorka.

“Prokurori pohoi gjithashtu se Arben I. ka vepruar si ndërmjetës mes Alfredo H. dhe investitorëve në Shqipëri për pastrimin e parave të pista, me mbështetjen e politikanëve të lartë. Në dosje citohet emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama – thuhet në shkrimin e rtl.be.

Nuk dihen më shumë mbi rrethanat e përmendjes së kryeministrit Rama në këtë dosje. ©LAPSI.al

Për të njëjtën çështje LEXO EDHE:

Dosja famoze “Black Eagle” në Belgjikë/ Dy shqiptarët nën akuzë si kokat e krìmìt

Dosja “Black Eagle” i “SKY ECC” në Belgjikë, zbardhet roli i kimistëve në trafikimin e drogës

Dosja “Black Eagle”/ Si arritën shqiptarët të korruptonin dhe Konsullin latino-amerikan

Pastronte në Shqipëri paratë e drogēs, zhvillohet seanca në Belgjikë për shqiptaren

Të këshilluara

FNSH kontrolle në Fushë Krujë

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivë të komisariatit të Policisë Fushë Krujë, kanë ngritur mbrëmjen e sotme disa pika kontrolli në disa prej akseve kryes...

19:49

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI