Flash

40 studiues shqiptarë e të huaj ngrenë alarmin: Jo resorte në deltën e Vjosës

Lapsi.al 26 April 2024
40 studiues shqiptarë e të huaj ngrenë alarmin: Jo resorte

Rreth 40 studiues shqiptarë dhe të huaj të natyrës kërkuan nga qeveria shqiptare që të përfshijë Deltën e Lumit Vjosa në Parkun Kombëtar të Vjosës dhe të ndalë vizionin për projekte të turizmit masiv.

Në një deklaratë, pas një jave shkencore në Deltën e Vjosës të studiuesve nga Shqipëria, Austria, Bullgaria, Greqia dhe Italia, e cila u shpërnda nga organizatat mjedisore "Euro Natur", "Riverwatch" dhe "EcoAlbania" thuhet se Delta e Vjosës, përballet me shumë kërcënime prej vizionit të qeverisë shqiptare për turizëm masiv.

“Së fundmi, vijon deklarata, qeveria planifikon ndertimin e nje resorti luksoz me Jared Kushner, dhëndrrin e Donald Trump, në zonën e Zvërnecit, brenda deltës së Vjosës.. Sipas masterplanit të qeverisë për zonën, kjo është vetëm maja e ajsbergut të planeve shkatërruese për këtë ekosistem delikat. Ndërkohë Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, gjithashtu brenda Deltës, është tashmë në ndërtim” thuhet në deklaratë.

Organizatat mjedisore përfshijnë në deklaratën e shpërndarë citime të disa prej studiuesve që morën pjesë në Deltën e lumit Vjosa në mbledhjen e të dhënave të disiplinave të ndryshme, që nga studimi i peshqve, gjitarëve, shpendëve, bimësisë, insekteve dhe deri te monitorimi i cilësisë së ujit dhe mikroplastikës.

“Gjetjet tona në vetëm 5 ditë kërkimi janë më të vërtetë të jashtëzakonshme dhe qëndrojnë si një testament i biodiversitetit të pasur të deltës. Ndaj ne po draftojmë një raport gjithëpërfshirës të të dhënave tona dhe i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të njohë rëndësinë ekologjike të kësaj zone delikate dhe ta përfshijë atë në Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa, në përputhje me standardet e IUCN”, pohoi profesori i shkencave të natyrës në Universitetin e Tiranës, Aleko Miho .

Ndërsa Fritz Shiemer nga Universiteti i Vienës deklaroi se: “Në mes të joshjes së turizmit luksoz, ne duhet të kujtojmë rëndësinë e pakrahasueshme ekologjike të deltës së Vjosës, një thesar unik në të gjithë Europën. Le t’i japim prioritet ruajtjes mbi zhvillimin.”

Një studim i ri tregon siaps organizatave mjedisore që Delta e Vjosës është një nga deltat e pakta të paprekura në Mesdhe. Nga 258 deltat dhe grykëderdhjet e lumenjve të vlerësuara në rajon, vetëm 4% e tyre, siaps studimit, janë në gjendje të mirë.

Studimi thotë se Delta e Vjosës dhe deltat fqinjë të lumenjve Shkumbin dhe Seman në Shqipëri përbëjnë deltat e fundit të mëdha dhe dinamike, të cilat bartin vlerë të pakrahasueshme për të gjithë detin Mesdhe dhe Europën.

Java e Shkencore e Deltës së Vjosës pason ekspedita të ngjashme në pellgun e Vjosës në vitin 2017 dhe dhe 2021, të cilat luajtën sipas organizatave mjedsiore një rol kryesor në nxjerrjen në pah të vlerave ekologjike të Vjosës, duke shmangur projektet hidroenergjetike dhe përfundimisht duke hapur rrugën për mbrojtjen e Vjosës si Parku Kombëtar i Lumit të Egër. /Marrë nga VOA

Të këshilluara

Si ndryshon moti në fundjavë

E shtuna është dita e fundit me vranësira pasi të dielën do të rriten vlerat termike. Sinoptikanët parashikojnë që termometri do të shënojë 28 gradë. “Fundja...

17:29

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI