Flash

Aksidenti me 5 viktima në Tepelenë, gjykata zbut masën e sigurisë për shoferin e vetëm të mbijetuar

Lapsi.al 26 April 2024
Aksidenti me 5 viktima në Tepelenë, gjykata zbut masën e

Gjykata e Apelit vendosi të zbusë masën ndaj autorit të dyshuar të aksidentit të ndodhur më 17 mars 2024 ku humbën jetën katër personave dhe u plagosën dy të tjerëve. Apeli vendosi ndryshimin e vendimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg me afat 20 ditor” për autorin e dyshuar. Çështja u shqyrtua pasi i dyshuari u ankua duke e vlerësuar të padrejtë “arrestimin në flagrancë” dhe caktimin e një mase sigurimi më të butë.

"Në përfundim të gjykimit, sot më datë 26.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Qemal Zaimi, vendosi:

-Miratimin e vendimit penal nr. 108 , datë 20.03.2024 të Gjykates së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër në lidhje me vlerësimin e ligjshëm të “arrestit në flagrancë” të personit nën hetim E. P.

-Ndryshimin e vendimit në lidhje me masën e sigurimit si më poshtë :

Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg me afat 20 ditor” për personin nën hetim E. P.", thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i gjykatës së Apelit:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Çështja nr. 1:

Më datë 17.03.2024, rreth orës 19:10, shërbimet e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, janë njoftuar se në rrugën dytësore Tepelenë-Memaliaj, poshtë kalasë së qytetit, kishte ndodhur një aksident rrugor me pasoja të rënda, i dyshuar për këtë aksident është shtetasi me iniciale E. P.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale E. P, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, të parashikuar nga neni 290/4 i Kodit Penal

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 108, datë 20.03.2024, ka vendosur:

1. Vlerësimin si të ligjshëm të “arrestit në flagrancë” të të dyshuarit E. P, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”, të parashikuar nga neni 290/4 i Kodit Penal.

2. Caktimin ndaj të dyshuarit E. P masën e sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale E. P, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit përsa i përket vlerësimit të masës, duke e vlerësuar të padrejtë “arrestimin në flagrancë”, caktimin e një masë sigurimi më të butë.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 26.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Qemal Zaimi, vendosi:

-Miratimin e vendimit penal nr. 108 , datë 20.03.2024 të Gjykates së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër në lidhje me vlerësimin e ligjshëm të “arrestit në flagrancë” të personit nën hetim E. P.

-Ndryshimin e vendimit në lidhje me masën e sigurimit si më poshtë :

Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg me afat 20 ditor” për personin nën hetim E. P.

Të këshilluara

Si ndryshon moti në fundjavë

E shtuna është dita e fundit me vranësira pasi të dielën do të rriten vlerat termike. Sinoptikanët parashikojnë që termometri do të shënojë 28 gradë. “Fundja...

17:29

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI