Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Greqia: Jemi kundër Kosovës në KiE, do të abstenojmë në Këshill të Ministrave

Lapsi.al 26 April 2024
Greqia: Jemi kundër Kosovës në KiE, do të abstenojmë

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Giorgos Gerapetritis, është distancuar nga raporti i Bakojanis dhe votimi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Greqia tanimë duket se e ka vendosur se do të abstenojë kur shtetet do të pyeten nëse janë dakord për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

“Ashtu siç abstenuam nga procesi në të cilin u refuzua kërkesa e Kosovës për anëtarësim në këshillin e sigurisë, ashtu do të votojmë edhe në këshillin e ardhshëm të ministrave. Abstenimi konsiderohet refuzim”. –tha ministri i jashtëm Grek.

Madje përfaqësuesi i qeverisë greke shkon edhe më tej kur thotë se Athina zyrtare nuk është dakord me integrimet e Kosovës.

“Qëndrimi ynë është i qartë dhe i pastër. Ne nuk mendojmë se në rrethanat aktuale do të jetë e mundur që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare. Qeveria greke nuk do të pajtohet me integrimin e Kosovës, edhe pse ne kemi marrëdhënie të mira fqinjësore. “

I pyetur në lidhje me votimin pro Kosovës në asamblenë parlamentare të Greqisë, ministri i jashtëm grek tha se Ajo që bëri çdo deputet është çështje pavarësie. Por qëndrimi i qeverisë është konsistent”.

Të këshilluara

FNSH kontrolle në Fushë Krujë

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivë të komisariatit të Policisë Fushë Krujë, kanë ngritur mbrëmjen e sotme disa pika kontrolli në disa prej akseve kryes...

19:49

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI