Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar debatin në nisjen e Komisionit për sterilizimin dhe koncensionet në shëndetësi.
Korreshi ka theksuar se bëhet fjalë për një aferë prej 200 milion eurosh, ndërkohë që ka theksuar se kanë marrë eksperiencë nga aksionet e tyre opozitare.
"Keni marrë pak eksperiencë nga aksionet tona. Na mallëngjyet. Po flasim për 200 mln euro. Për 1200 euro keni lënë mamografinë e Lushnjes. Ose do e kthejmë nga e mbara këtë punë ose të marrin tenxhere e kusi e të nisim t’i biem," tha Korreshi.