Flash

Zjarri në urgjencën e QSUT, Prokuroria e Tiranës sekuestron dosjen e tenderit

Lapsi.al 20 March 2024
Zjarri në urgjencën e QSUT, Prokuroria e Tiranës sekuestron

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dosjen e tenderit për ndërtimin e Urgjencës e Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’. Mësohet se në kuadër të procedimit penal “Shkatërrimi i pronës me zjarr” është kërkuar rinispektim për shkaqet e zjarrit.

Ndërkohë shërbimi zjarrfikës ka depozituar raport, ku shkruhet se zjarri ka rënë në dhomat e UPS-së të baterive të Emergjencës.

“Deri në këtë fazë hetimore, rezulton se ngjarja në fjalë është një ngjarje aksidentale dhe zjarri në katin -2 të godinës, në dhomën teknike ka rënë si pasojë e nje keq funksionimi të pajisjeve të baterive (U.P.S-ve), nga ku rezulton se është dhe vatra e zjarrit” thuhet në dosje. Gjithashtu është bërë dhe fletëthirrje për kompaninë fituese dhe zyrtarët e prokurimit.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do të blihet me 103 lekë dhe do të shitet 103.7 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 95.6 lekë....

08:34

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI