Flash

Kapet 800 kg kokαinë kolumbiane, ishte nisur me nëndetëse në SHBA ose Europë

Lapsi.al 22 January 2024
Kapet 800 kg kokαinë kolumbiane, ishte nisur me nëndetëse

Një gjysmë-nëndetëse që mbante pothuajse 800 kg kokαinë të ndara në pako që kishin të stampuara simbolin e akrepit u kapën nga Marina Kolumbiane. "Narko-nëndetësja" e gjatë 15 metra ishte e para që u zbulua këtë vit. Marina tha se vlera e drogës së sekuestruar kishte një vlerë rreth 27 milionë dollarë dhe se nëndetësja besohej të ishte në rrugën e saj për në SHBA ose Evropë.

3 personat që ndodheshin në mjetin lundrues janë arrestuar. Marina kolumbiane tha se e kapi të dielën nëndetësen që udhëtonte nëpër Oqeanin Paqësor. Në bord kishte pako me hidroklorur kokaine. Përveç stampës së imazhit të akrepit, pakot ishin etiketuar me "Winnie" dhe "Carnal".

Packages of cocaine seen with the scorpion symbol

Detaje të mëtejshme për të dyshuarit nuk janë bërë ende të ditura. “Me këtë sekuestrim u parandalua hyrja e rreth 27 milionë dollarëve organizatave të trafikut të drogës, si rezultat i shitjes së saj në tregun ilegal ndërkombëtar, si dhe shpërndarja e rreth 2 milionë dozave në rrugët e botës”, - tha marina kolumbiane në një deklaratë.

Narko-nëndetëset janë një mënyrë e njohur për të transportuar drogë pasi ato mund të kalojnë përgjithësisht të pazbuluara dhe mund të fundosen pas dorëzimit. Ato shpesh janë të bëra nëpër shtëpi, të ndërtuara duke përdorur tekstil me fije qelqi dhe kompensatë.

Image of the narco-sub shared by the Colombian Navy

Kolumbia është prodhuesi më i madh në botë i kokainës. Në vitin 2023, Marina Kolumbiane kapi 30 tonë drogë dhe më shumë se 5 tonë marihuanë. Në maj të vitit të kaluar, narko-nëndetësja më e madhe e regjistruar ndonjëherë në Kolumbi u kap me 3 tonë kokainë në bord.

OKB-ja thotë se Kolumbia ka vendosur një rekord të ri në vitin 2022 për prodhimin e kokainës, me kultivimin e gjethes së kokës në mbi 230 mijë hektarë. Autoritetet në Belgjikë thanë se kishin kapur një sasi rekord kokaine në portin e Antëerp vitin e kaluar, pasi qyteti port është bërë porta kryesore e Evropës për drogën e dërguar nga Amerika e Jugut. ©BBC, LAPSI.al

Të këshilluara

Arrestohen 6 shpërndarës droge në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar 6 persona në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Tempulli 2”, të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Në kuadër...

15:48

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI