Flash

Kush është drejtori që zëvendëson Gonxhen te DPSHTRR

Lapsi.al 22 January 2024
Kush është drejtori që zëvendëson Gonxhen te DPSHTRR

Ilir Mëngra, ish-kreu i drejtorisë rajonale të Transportit Rrugor në Tiranë është emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) duke zëvendësuar Blendi Goxhen i cili tashmë mban postin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inavacionit. Ndërsa Afrim Tole emërohet në krye të drejtorisë rajonale të DPSHTRR në Tiranë duke zëvendësuar Ilir Mëngrën.

CV 

Ilir Mëngra ka lindur në Fier, më 25.10.1971. Gjatë viteve ka kryer studimet në Degën Inxhinieri e Vendburimeve të Naftës. Gjatë viteve 2009 – 2010 ka marrë titullin “Master në Shkencë” në degën “E Drejta Administrative”. Mëngra ka punuar si Drejtues Teknik pranë Gjeodrill sh.p.k në vitet 1996 – 1997. Në vitet 2001 – 2008 ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Ndërmarrjes Nr.2 të

Punëtorëve të Qytetit, Bashkia Tiranë. Në vitet 2013 – 2015 ka punuar si shef i departamentit teknik pranë “Albminiera”. Në vitet

2015 – 2019 ka mbajtur pozicionin e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit. Nga viti 2019, Ilir Mëngra ju bashkua stafit të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë, me detyrë “Drejtor Rajonal”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI