Flash

Një shaka mes kolegësh? Çfarë dihet për kërcënimin e gjyqtares në Tiranë

Lapsi.al 22 January 2024
Një shaka mes kolegësh? Çfarë dihet për

Zbardhen të tjera detaje rreth kërcënimeve që mori gjyqtarja e gjykatës së Tiranës, Arnisa Këlliçi. Gazetarja Anila Hoxha zbuloi për “Breaking” pistat e mundshme se pse mund të jetë kërcënuar gjyqtarja.

Sipas gazetares, gjasat janë që kërcënimi nuk lidhet me ndonjë çështje që gjyqtarja ka në dorë, pasi kjo Gjykatë nuk shqyrton çështje të forta që kanë rrezik për jetën. Hoxha zbuloi se po merret nën shqyrtim edhe një shaka që gjyqtarja Arnisa Këlliçi kishte bërë ndaj kolegëve që “kam të dhëna që dikush po përgjohet”, shaka e cila nuk është pritur aspak mirë nga kolegët e saj. Por sipas gazetares, kjo pistë nuk është definitive.

“Kallëzimi është referuar sot në mëngjes. Letra është bërë publike dhe dihen të gjitha detajet. Policia ka këqyrur edhe kamerat e sigurisë me shpresën se do gjente një autor të atij që e ka shkruar letrën me shkrim dorë. Në fundjavë policia derisa të mblidhej komisioni, vendosi mbrojtje të parakohshme. Sot KLGJ ka vendosur një mbledhje, derisa të zbulohet çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Në Gjykatë askush nuk hyn pa kontrolluar, as avokatët. Nuk është aq e vështirë për të identifikuar personat që janë futur brenda dhe kush e ka lënë këtë letër kërcënuese për gjyqtaren.

Nuk besoj që lidhjet specifikisht me ndonjë çështje sepse dhoma penale e Tiranës nuk shqyrton çështje të forta dhe që kanë rrezik për jetën. Ka dhe disa pista të tjera, për të cilat grupi po punon. Çështja do të çohet nën hetim për të zbuluar gjurmët papilare. Një pistë tjetër, do të dëshmojë edhe kancelari i gjykatës, por ka dyshime mund të jetë edhe për shkak të një konflikti të ndodhur ditëve të fundit në Gjykatë. Ka dyshime se është përfshirë në një shaka me kolegët, por kjo nuk është pistë kryesore.

Ka qenë një konflikt, ku gjyqtarja është përfshirë në një shaka, kam të dhëna që dikush nga ju është përgjuar. Mbas kësaj shakaje në grup kolegësh, ka pasur disa reagime të ashpra. Konflikti ka edhe dëshmitarë, ka pasur një situatë të ngrirë pse duhet bërë kjo shaka. Kjo nuk është definitive. Janë duke u mbledhur shumë të dhëna dhe kjo është marrë në konsideratë”– tha gazetarja Hoxha./TCH

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI