Flash

Merrej me drogë, arrestohet anëtari i Këshillit Bashkiak Elbasan

Lapsi.al 22 January 2024
Merrej me drogë, arrestohet anëtari i Këshillit Bashkiak Elbasan

Sot është zhvilluar një operacion i madh në shkall kombëtar, ku janë arrestuar një numër personash, të dyshuar për narkotrafik. Operacioni “Tempulli” në Elbasan, ka kapur edhe një anëtar të Këshillit Bashkiak të Partisë së Lirisë.

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, Franko Hakilja që përfaqëson koalicionin “Bashkë Fitojmë” është arrestuar në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 2”.

Franko Hakilja ka rënë në pranga nën akuzën e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Në kuadër të fazës së dytë të megaoperacionit policor “Tempulli” janë arrestuar 273 persona gjatë 24 orëve në të gjithë Shqipërinë, të dyshuar si shpërndarës dhe prodhues të lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme.

Operacioni “Tempulli 2” u fokusua kryesisht në zonat pranë shkollave pasi objektivi i shpërndarësve ishin adoleshentët.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI