Flash

Kesha heq Diddy nga kënga e saj pas akuzave

Lapsi.al 21 November 2023
Kesha heq Diddy nga kënga e saj pas akuzave

Kesha ka hequr përmendjen e Sean "Diddy" Combs në këngën e saj hit të vitit 2009 "Tik Tok" pas padisë së këngëtares Cassie që akuzonte ish-in e saj për përdh*nim dhe ab*zim.

Kënga  fillon me: "Zgjohu në mëngjes duke u ndjerë si P. Diddy". Por, gjatë një shfaqjeje në Oakland, Kaliforni, të premten, Kesha,  këndoi: "Zgjohu në mëngjes duke u ndjerë ashtu si unë".

Cassie, emri i vërtetë i së cilës është Casandra Ventura, ngriti një padi shpërthyese kundër Combs,  të enjten, të cilën ata e kanë zgjidhur që atëherë.

Sipas padisë federale të saj,  Combs dyshohet se e ka trafikuar, përdh*nuar dhe goditur gjatë gjithë marrëdhënies së tyre 13-vjeçare. Ish-ët u takuan në vitin 2005 kur Cassie ishte 19 vjeç dhe Diddy  ishte 37 vjeç, dhe ata zyrtarisht u ndanë në 2018.

Padia pretendon se Combs në mënyrë të përsëritur i jepte Cassie d0ogë dhe alk00l dhe e detyroi atë të kryente marrëdhënie me pagesë me meshkuj ndërsa ai filmonte takimet.

Këngëtarja e "Me & U" zbuloi se u përpoq të ikte nga Combs disa herë, por u kthye për shkak të legjendës së hip-hop-it që dyshohet se kërcënonte t'i prishte karrierën.

Avokati i tij , Ben Brafman, lëshoi një deklaratë në emër të reperit pak më vonë, duke thënë se ai "i mohon me forcë këto akuza fyese dhe të egër". Ai gjithashtu pretendoi se Cassie i kishte kërkuar 30 milionë dollarë "nën kërcënimin e shkrimit të një libri të dëmshëm për marrëdhënien e tyre, i cili u refuzua pa mëdyshje si shantazh i hapur".

Ish çifti më vonë arritën të zgjidheshin jashtë gjykatës një ditë pas paraqitjes së Cassie. Sipas avokatit të artistes , të dyja palët "zgjidhën pretendimet " pavarësisht se nuk hynë në detaje./Lapsi.al

Të këshilluara

Suki Waterhouse konfirmon shtatzaninë

Suki Waterhouse tregoi barkun e saj të rrumbullakosur në një selfie të hënën, pasi konfirmoi se ishte shtatzënë me fëmijën e parë të saj dhe Robert Pattinson. ...

16:40

A$AP Rocky, në gjyq për akuzën ndaj tij

Një gjykatës të hënën vendosi që A$AP Rocky do të dalë në gjyq për dyshimin se kishte qëlluar mbi një mik në Los Anxhelos në vitin 2021. Rocky, emri i vërtet...

15:00

Adele konfirmon martesën me Rich Paul

Adele thuhet se konfirmoi martesën me të dashurin e saj prej dy vitesh, Rich Paul. 16-herë fituesja e Grammy-t  thuhet se e ka ndarë lajmin në koncertin e mi...

14:14

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI