Flash

Detaje nga romanca e Brad Pitt dhe Ines de Ramon

Lapsi.al 14 November 2023
Detaje nga romanca e Brad Pitt dhe Ines de Ramon

Së fundmi janë zbuluar detaje rreth romancës së Brad Pitt dhe Ines de Ramon.

Aktori ka një vit që është në lidhje me stilisten e bizhuterive dhe ata janë në një “vend të mirë”, tha një burim për PEOPLE.

"Kjo është marrëdhënia e parë e duhur e Brad që nga divorci," u shpreh burimi i brendshëm, duke iu referuar ndarjes së aktorit nga ish-bashkëshortja Angelina Jolie. “Ai e prezanton Ramon si të dashurën e tij”, shton burimi, i cili thotë se Pitt “po ia del shumë mirë me Ines”. “Është mirë ta shohësh atë në një vend të mirë. Ines e bën shumë të lumtur”.

Në fillim të këtij muaji, Brad dhe Ines bënë një paraqitje publike së bashku, duke dalë në Gala Art+Film të LACMA në Los Angeles, ku aktori prezantoi një homazh për regjisorin dhe bashkëpunëtorin, David Fincher. Çifti nuk ka pozuar për foto së bashku, por ata janë parë në eventin vjetor.

Dalja e tyre e parë publike së bashku ishte në nëntor 2022, kur ata u fotografuan në prapaskenë në një koncert Bono në Los Angeles. Në atë kohë, burimet i thanë PEOPLE se ata ishin takuar për "disa muaj".

Muajin pasues, de Ramon mori pjesë në festën e premierës së filmit të Pitt-it, Babylon, në Los Anxhelos dhe ishte e pranishme në festën e ditëlindjes së tij të 59-të. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI