Flash

Lista e fituesve të "Billboard Latin Music Awards 2023"

Lapsi.al 9 October 2023
Lista e fituesve të "Billboard Latin Music Awards 2023"
Shfaqja vjetore e çmimeve, "Billboard  Latin Music Awards" u transmetua drejtpërdrejt nga Qendra Watsco në Coral Gables, Florida, të enjten. Fituesit më të mëdhenj të natës përfshinin Peso Pluma, Bad Bunny dhe Karol G. Peso Pluma mori tetë çmime që përfshinin Artistin e Vitit, dhe Kantautorin e Vitit. Përveç se doli në skenë me Nicki Nicole për të performuar një remix të "Por las Noches", ai gjithashtu kishte nderin të ishte artisti më i nominuar i natës, me 21 nominime në 15 kategori. Vetëm një ditë pasi u shpall si prezantues dhe i ftuar muzikor për transmetimin e Saturday Night Live më 21 tetor, Bad Bunny mori pjesë në shfaqje për të dhënë një performancë gati tetë minutëshe të hiteve të tij më të mëdha. Ai siguroi shtatë fitore nga 15 nominimet e tij duke përfshirë artistin e vitit dhe turneun e vitit.

Karol G mori pesë çmime, duke përfshirë Billboard Spirit of Hope Award. Çmimi u krijua për nder të Selena Quintanilla-Pérez dhe iu dha këngëtarespër punën e saj me Fondacionin Con Cora. Fituesja latine e Grammy-t, këngëtarja portorikane Ivy Queen ishte gjithashtu një fituese e madhe e natës, duke u nderuar me çmimin Icon. Shikoni listën e fituesve të Billboard Latin Music më poshtë:

Artisti i vitit: Bad Bunny Artisti i ri i vitit: Peso Pluma Turneu i vitit: Bad Bunny Global 200 artisti latin i vitit: Bad Bunny Kënga latine e vitit: Manuel Turizo, “La Bachata” Artisti latin i vitit: Peso Pluma Artistja latine e vitit: Karol G Grupi latin i vitit: Grupo Frontera Shtëpia diskografike Sony Music Latin Kënga më e shitur: Bad Bunny, “Tití Me Preguntó” Kënga më e transmetuar e vitit: Eslabon Armado & Peso Pluma, “Ella Baila Sola” Top Latin albumi i vitit: Karol G, "Mañana Será Bonito" Top Latin Albumi i më i mirë (artiste femër): Bad Bunny Top Latin Albumi më i mirë (artiste femër): Karol G Top Latin Album ( Grupi i vitit): Fuerza Regida Latin Pop Artisti i vitit: Shakira Latin Pop Grupi i vitit:

Maná Latin Pop  Kënga e vitit: Bizarrap & Shakira, “Bzrp Music Sessions, Vol. 53” Latin Pop Albumi i vitit: Camilo, "De Adentro Pa Afuera" Producenti i vitit: Edgar ‘Edge’ Barrera/Lapsi.al

Të këshilluara

Rikthehen Mean Girls

Aktoret e "Mean Girls" Lindsay Lohan, Amanda Seyfried dhe Lacey Chaber u ribashkuan të premten në Los Anxhelos për të filmuar një reklamë Pepsi të frymëzuar nga...

15:16

Bianca dhe Kanye të martuar ligjërisht

Bianca dhe Kanye të martuar ligjërisht. Kanye West u pa me unazën e martesës në gisht gjatë një dalje të tij të fundit në Itali. Kjo dalje vjen menjëherë pas...

14:09

Elon Musk padit Grimes

Elon Musk ndërmori veprime ligjore kundër ish-it të tij Grimes për të drejtat prindërore të tre fëmijëve të tyre përpara se ajo të vendoste të padiste manjatin ...

14:31

Julia Fox: Kanye më ktheu kundër Kim

Julia Fox tha se ish-i i saj Kanye West e ktheu kundër Kim Kardashiam gjatë marrëdhënies së tyre. "Unë me të vërtetë mendoja se po e ndihmoja pas divorcit me...

14:08

Anulohet koncerti i Bruno Mars në Izrael

Koncerti i Bruno Mars në Izrael u anulua të shtunën, pikërisht kur kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se vendi është në luftë. “Të dashur, koncerti i B...

13:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI