Flash

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

FOTO/ Arrestohet shqiptari në Athinë, u pagua për vrαsje nga një algjerian

Lapsi.al 27 August 2023
FOTO/ Arrestohet shqiptari në Athinë, u pagua për vrαsje

Ishin orët e vona të natës së të hënës së kaluar kur dy makina me 4 persona, ndaluan në kryqëzimin e rrugëve Kymi dhe Acharnon në Agios Panteleimonas në Athinë. Njëri prej tyre nxori një pistoletë dhe tërhoqi këmbëzën 14 herë duke tentuar të vrαsë një 27-vjeçar algjerian i cili deri pak kohë më parë kishte qenë në burg për çështje droge.

Për mrekulli, asnjë nga plumbat nuk e goditi objektivin. Më pas ndërhynë 3 të tjerët që filluan ta rrahin me grushte dhe shkelma algjerianin, ndërsa njëri prej tyre nxori një thikë dhe e godit me tërbim në qafë. Viktima u rrëzua i gjakosur në asfalt dhe efektivët e policisë të cilët mbërritën në vendngjarje ia lidhën qafën dhe arritën ta çojnë të gjallë në spital, ku edhe sot e kësaj dite mjekët po përpiqen për ta mbajtur në jetë.

Oficerët e Drejtorisë së Policisë në Athinë e kuptuan që në momentin e parë se bëhet fjalë për një përplasje mes grupeve mafioze. Brenda pak ditësh, me ndihmën e videove dhe dëshmive ata arritën të zbardhin çështjen. Mediat greke raportojnë se në pranga është vënë një shqiptar i cili ishte personi që qëlloi me armë.

Janë identifikuar edhe 3 të tjerët që morën pjesë në tentativën e vrasjes së të riut. Mediat nuk japin identitetin e shqiptarit të arrestuar, por thonë se ai ishte paguar nga 30-vjeçar algjerian për të kryer krimin. Policia thotë se bëhet fjalë për persona veçanërisht të rrezikshëm. Dosja është voluminoze pasi ka të zbardhura lëvizjet dhe kontaktet e tyre. ©LAPSI.al

Άγιος Παντελεήμονας: Η εντολή δολοφονίας δόθηκε από τη φυλακή – Η δικογραφία και φωτογραφίες ντοκουμέντα στο newsit.gr

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI