Flash

Temperaturat e larta/ Fluks pacientësh në repartin e Urgjencës në spitalin e Beratit

Lapsi.al 27 August 2023
Temperaturat e larta/ Fluks pacientësh në repartin e Urgjencës

Temperaturave e larta kanë rritur edhe fluksin e pacientëve në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku 90-100 pacientë paraqiten çdo ditë, kryesisht të moshuar e të sëmurë kronikë.

Sipas mjekëve të urgjencës,janë moshat e treta ata që paraqiten në gjendje të rënduar, me gjendje febrile dhe gastroenterite dhe me probleme me tensionin.

Mjeku i Repartit të Urgjencën në Spitalin e Beratit, Xhezair Guri ka pohuar se,fluksi i vizitave gjatë këtij muaji ka qënë i rritur në krahasim me muajt e tjerë.

“Për arsye të temperatuara të larta dhe të vapës kemi pasur një fluks të shtuar pacientësh,që shkon nga 90-100 vizita në ditë”-, ka pohuar mjeku Guri, duke theksuar se pjesa më e madhe e pacientëve që paraqiten për të marrë trajtim mjekësor në Repartin e Urgjencës mbërrijnë aty me çrregullime digjestive për shkak të vapës.

Kjo gjendja, thotë Guri është e shprehur më shumë në moshat e treta,të cilët paraqiten në urgjencë me temperaturë të lartë, me të vjella, diarre, çregullime dispiptike, çrregullime elektrolitike etj.

Mjeku pohon se,përveç rasteve të shumta me çrregullimeve të aparatit tretës dhe virova të stinës,në Repartin e Urgjencës pranë Spitalit Rajonal Berat ka pasur edhe raste të komplikuara, pjesën më të madhe të të cilave e kanë zënë problemet kardiake.

“Kemi pasur edhe shtrime,pas ekzaminimeve laboratorike,Ekos e Skanerit pacientët janë shtruar pranë këtij reparti dhe janë trajtuar fillimisht me serume për hidratim dhe më pas me medikamente të ndryshme,në varësi të problematikave shëndetësore që kanë paraqitur”-,ka thënë mjeku Guri,i cili ka dhënë edhe këshilla për të moshuarit dhe në vecnati për të sëmuret kronikë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI