Flash

Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ngordhin 8 lopë në Mirditë

Lapsi.al 15 June 2023
Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ngordhin 8 lopë në

Linja e amortizuar e shpërndarjes së rrymës elektrike në fshatin Lufaj, Njësia Administrative Selitë, në Mirditë, i ka shkaktuar një fermeri të zonës një dëm miliona lekësh.

8 lopë kanë ngordhur nga kontakti me rrymën elektrike, e cila ishte shkëputur dhe rënë në tokë. Shërbimet e komisariatit të Mirditës dhe ekspertë të sektorit të blegtorisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, për të përcaktuar shkaqet.

Linjat energjitike në fshatin Lufaj por në tërësi në gjithë Njësinë Administrative të Mirditës janë në kushte mesjetare, me tela nëpër shtylla të kalbura druri apo lidhur në pemë e bimësi.

Fermeri P.Gj, pret përfundimin e veprimeve hetimore për të kërkuar më pas kompensimin e dëmeve që janë të paktën 10 milion lekë. Vlen për tu përmendur, se rrjeti i amortizuar i shpërndarjes së energjisë rrezikon edhe jetën e banorëve të zonës./Ora News

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI