Flash

Rama me gjysëm zëri kundër Vuçiçit: Policët e Kosovës të kthehen në shtëpi!

Lapsi.al 15 June 2023
Rama me gjysëm zëri kundër Vuçiçit: Policët e

Një ditë pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga anti-terrori serb, kryeministri Edi Rama tha se qeveria që ai drejton është 100% e fokusuar për lirimin e tyre. Mesazhi i Ramës nis me konstatimin se KFOR nuk po del me konkluzione për vendndodhjen e policëve dhe se ata duhet të kthehen menjëherë në Shqipëri.

Megjithëse thotë se nuk ka paralele mes policëve dhe arrestimit të kriminelëve në veri, Rama nuk përmend në mesazhin e tij fjalën "rrëmbim" dhe as "agresion" nga Serbia, siç i referohet Albin Kurti rastit.

"Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës. 2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi! 3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!

Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri! 5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë" shkruan Rama.

Ndryshe nga Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë nuk e prek heshtjen e ndërkombëtarëve për rastin e rrëmbimit të policëve në Kosovë.

Mesditën e së mërkurës (14 qershor) tre policë të Kosovës u rrëmbyen nga forcat e antiterrorit serb, ndërkohë që pretendimet e presidentit serb Vuçiç janë se ata kishin kaluar kufirin dhe u kapën në fshatin Rashkë.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka krahasuar pengmarrjen e policëve të Kosovës me arrestimin e disa serbëve të përfshirë në protestat e dhunshme kundër ushtarëve të KFOR në datën 29 Maj, pas futjes së kryetarëve shqiptarë të komunave në zyrat e tyre në veri të Kosovës.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI