Flash

Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës/ Reagon KFOR: Po marrim sqarime

Lapsi.al 14 June 2023
Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës/ Reagon KFOR: Po marrim

Ka ardhur një reagim i shkurtër i KFOR për rrëmbimin e 3 policëve nga forcat serbe. Në reagim thuhet se KFOR është në kontakt me autoritetet e Serbisë për të marrë informacione se çfarë ka ndodhu. Në një komunikim për media, KFOR-i ka thënë se nuk është përfshirë në ngjarjen e sotme.

“KFOR nuk ka qenë i përfshirë në ngjarjen e sotme sa i përket tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe aktualisht është në kontakt me autoritetet serbe për të marrë informacion zyrtar mbi atë çfarë ka ndodhur” - thuhet në reagim.

Më herët ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se policët e rrëmbyer nga Serbia nuk dihet ku po mbahen dhe janë të arrestuar nga institucionet serbe. Ai vizitoi vendin ku policët u rrëmbyen në Leposavic. Sipas ministrit Sveçla, Serbia duhet t’i kthejë sa më shpejt zyrtarët policorë, së bashku me pajisjet e tyre private dhe zyrtare.

Ndërsa Bashkimi Evropian ka thënë se është në kontakt me Kosovën dhe Serbinë, e gjithashtu edhe me KFOR-in për të kuptuar më shumë rreth asaj se çfarë ka ndodhur të mërkurën në veri, ku janë kidnapuar tre zyrtarë policorë të Kosovës nga forcat serbe. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga veprimet që e tensionojnë edhe më shumë situatën në veri.

“Ne jemi – si çështje urgjente – në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in, për të përcaktuar se çfarë dhe si ka ndodhur saktësisht. I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në ngritjen e tensioneve. Ne përsërisim thirrjen e BE-së për de-përshkallëzimin e menjëhershëm”, ka thënë ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Qeveria pezullon licencën e Tv Klan Kosova

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që udhëhiqet nga ministrja Rozeta Hajdari, përmes një komunikatë për medie, ka njoftuar se i është pezulluar...

20:21

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI