Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

3 policë të rrëmbyer në Kosovë, ende asnjë reagim nga Edi Rama

Lapsi.al 14 June 2023
3 policë të rrëmbyer në Kosovë, ende asnjë reagim

Kur kanë kaluar më shumë se 4 orë nga ngjarja e rëndë në veri të Kosovës, ku janë rrëmbyer nga njësitë speciale serbe 3 punonjës të Policisë së Kosovës, s’ka ende asnjë reagim zyrtar nga Tirana. Hesht Edi Rama, hesht Olta Xhaçka e kushdo tjetër përfaqësues i qeverisë.

Kjo qasje është e paprecedentë dhe s’ka ndodhur kurrë më parë që për një ngjarje kaq të rëndë të mos ketë asnjë qëndrim nga Shqipëria.

Me ç’duket Edi Rama nuk e ka për gjë të heshtë për Kosovën vetëm e vetëm sepse ka mllef personal me Albin Kurtin, kryeministri i cili duket sikur i prish planet e “Open Balkan”, nismës për të lartësuar dy autokratët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë e Beograd. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI