Flash

Në Kosovë rrëmben policët, në Tiranë Vuçiç sjell orkestrën e Beogradit

Lapsi.al 15 June 2023
Në Kosovë rrëmben policët, në Tiranë

Në kulmin e tensioneve Kosovë-Serbi, kur autoritetet serbe mbajnë peng tre policë të rrëmbyer brenda territorit kosovar, Tirana po bëhet gati të presë Orkestrën Filarmonike të Beogradit e cila feston 100-vjetorin e saj. Koncerti do të zhvillohet në datën 22 Qershor në kryeqytetin e Shqipërisë dhe konsiderohet si pjesë e iniciativës Ballkani i Hapur, projekti i inicuar nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç.

Edhe pse koncerti ka qenë i planifikuar kohë më parë, sërish ai vjen në një kohë të papërshtatshme kur situata është përshkallëzuar me futjen e forcave speciale serbe në territorin e Kosovës.

Kryeministri Rama bëri thirrje sot për lirimin e policëve të Kosovës. Ai nuk iu drejtua direkt presidentit Vuçiç me mesazhin e tij, por tha se është 100% i fokusuar në lirimin e tyre.

Virtuozët e orkestrës serbe në Tiranë do të dirigjohen nga Zubin Mehta, një ndër dirigjentët më të famshëm në nivel ndërkombëtar që performon për herë të parë në Shqipëri.

Diferenca e politikave të Beogradit me Prishtinën dhe Tiranën ka qenë gjithnjë e ndryshme, por ky dallim që bëjnë serbët është ndihmuar edhe nga fërkimet e vazhdueshme mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit.

Në një analizë që bënte të mërkurën (14 Qershor) Janusz Bugajski shkruante mes të tjerash se sherri Rama-Kurti i volisin Beogradit në disa aspekte, një prej të cilëve ishte se "ushqen akuzat stereotipike serbe se shqiptarët janë të paaftë për të qeverisur veten dhe kanë nevojë për një mjeshtër rajonal"./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI