Flash

Në kërkim për kultivim kanabisi "familjarisht", arrestohet 62-vjeçari në Shkodër

Lapsi.al 12 June 2023
Në kërkim për kultivim kanabisi "familjarisht",

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 62-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të kësaj faze të megaoperacionit. I ndaluari, në bashkëpunim me vëllanë dhe bashkëshortet e tyre, kishte përshtatur një magazinë për të kultivuar bimë narkotike, me anë të llambave.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë vijuar intensivisht kërkimet dhe veprime të tjera procedurale dhe hetimore, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rasteve të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të goditura gjatë megaoperacionit antidrogë të koduar “Qarku”, si dhe për kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të tij.

Si rezultat, në vijim të fazës së 10 të këtij megaoperacioni, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim U. V., 62 vjeç, banues në fshatin Jeran. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar ndaj 62-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim" dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike".

Më 7 dhjetor të vitit 2022, në kuadër të megaoperacionit “Qarku”, Policia e Shkodrës zbuloi në fshatin Jeran, Malësi e Madhe, një magazinë të përshtatur nga shtetasit U. V., Gj. V. (shtetas ende në kërkim, vëllai i shtetasit U. V.), F. V. dhe M. V. (bashkëshortet e 2 vëllezërve), për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa, me anë të llambave. Si rezultat i kësaj faze, u arrestua shtetasja F. V., u proceduan penalisht shtetasja M. V. dhe 4 punonjës të OSHEE-së, si dhe u sekuestruan 90 bimë narkotike kanabis të kultivuara në vazo dhe pajisje të ndryshme elektrike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në aksin Fier-Vlorë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi në aksin Fier-Vlorë. Nga informacionet paraprake, mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. ...

16:40

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI