Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Të huajt vijnë, shqiptarët ikin, turizmi shënon të ardhura e shpenzime rekord

Lapsi.al 12 June 2023
Të huajt vijnë, shqiptarët ikin, turizmi shënon të

Shqipëria po përjeton këtë vit sezonin më të mirë turistik në historinë e saj. Nga jugu në veri, të huajt po shijojnë bukuritë e natyrës shqiptare. Shtimi i numrit të të huajve që po vizitojnë vendin po përkthehet dhe në më shumë të ardhura për ekonominë.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave, në tre muajt e parë të vitit, të ardhurat nga udhëtimet arritën në një nivel prej 624 milionë euro, që është rekordi më i lartë historik dhe pothuajse dy herë më i lartë se e njëjta periudhë e vitit 2019, përpara pandemisë dhe 52% më shumë se tremujori i parë i 2022-t.

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT në tre muajt e parë të 2023 numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.070.564. Ky numër është rritur me 59,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Sipas të dhënave të Bankës për shumën e shpenzuar nga ata që udhëtojnë në Shqipëri dhe të INSTAT për numrin e shtetasve të huaj, rezulton që shpenzimi mesatar për një person ka qenë rreth 580 euro për kohën e qëndrimit në Shqipëri.

Ndërsa gjithnjë e më shumë të huaj po e preferojnë vendin tonë, edhe shtetasit shqiptarë po “pushtojnë” Europën, duke lënë gjithnjë e më shumë para jashtë vendit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, shpenzimet për udhëtimet jashtë vendit në janar-mars 2023 ishin 435 milionë euro, sërish një nivel rekord, me një rritje prej 35% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë tremujorit të parë 2023, është 1.394.250, duke u rritur 32,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat e kombinuara të Bankës së Shqipërisë dhe INSTAT tregojnë se shtetasit shqiptarë shpenzojnë më pak kur dalin jashtë vendit, mesatarisht 311 euro për person, gati sa gjysma e një të huaji.

Ekonomisë i mbeten neto 189 milionë euro

Deri në vitin 2014 vendi kishte një bilanc neto të udhëtimeve negativ, që nënkupton që shqiptarët që udhëtonin jashtë shpenzonin më shumë sesa të huajt që vinin në Shqipëri.

Por, vitet e fundit, bilanci është pozitiv dhe gjithnjë në rritje. Në tre muajt e parë 2023, sipas Bankës së Shqipërisë, ekonomisë vendase i mbetën neto nga udhëtimet 189 milionë euro, niveli më i lartë rekord./ Monitor

Të këshilluara

Aksident me vdekje në aksin Fier-Vlorë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi në aksin Fier-Vlorë. Nga informacionet paraprake, mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. ...

16:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI