Flash

“O jetën, o punën”, KPA shqyrton pensionin e parakohshëm të ish-prokurorit të Tiranës

Lapsi.al 12 June 2023
“O jetën, o punën”, KPA shqyrton pensionin e

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i udhëhequr nga gjyqtarja Albana Shtylla, mbajti të hënën në mëngjes seancën dëgjimore publike me ish-prokurorin e Tiranës, Besnik Cengu. Procesi i vetingut kundër Cengut u ndërpre pa vendimin në mars 2023 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pas daljes në pension të parakohshëm të subjektit të rivlerësimit dhe humbjes nga ana e tij të statusit të magjistratit.

Bazuar në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, Komisionerja Publike Irena Nino e ankimoj vendimin e KPK-së duke i kërkuar Kolegjit ta ndryshojë dhe të vendosë, veç ndërprerjes së vetingut për Cengun dhe ndalimin për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë brenda një periudhe 15 vjeçare.

Ankimi ndaj Cengut në KPA po dëgjohet nga një trupë që përveç Albana Shtyllës, përfshin gjyqtaren Natasha Mulaj si relatore, si dhe gjyqtarët Sokol Çomo, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz si anëtarë. Besnik Cengu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore. Ai punoi prej vitit 2005 deri në nëntor të vitit 2012 si prokuror i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Sipas Komisioneres se Publike, Irena Nino vendimi i marrë nga KPK me shumicë votash me 3 mars 2023, për pezullimin e procesit të rivlerësimit kalimtar ndaj Cengut, ka ardhur si rrjedhojë e interpretimit të gabuar të ligjit. Në parashtrimet e saj, Nino i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit të KPK-së për subjektin e rivlerësimit dhe të sanksionojë ndalimin e përfshirjes së tij për një periudhë 15-vjeçare në sistemin e drejtësisë.

Ish-prokurori Cengu është 63-vjeç dhe në vitin 2012 ka pësuar një atak kardiak që i ka sjellë probleme dhe pasoja serioze për shëndetin. Gjendja e tij shëndetësore ka ardhur duke u përkeqësuar dhe në vitin 2022, ndërsa ndaj tij zhvillohej procesi i vetingut, i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP ta nxirrte në pension të parakohshëm. Sipas nenit 27 të ligjit Nr.96 të vitit 2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, magjistratët kanë të drejtë të dalin në pension të parakohshëm kur mbushin 60 vjeç dhe kanë ushtruar funksionin për 30 vjet, si dhe kur magjistrati nuk është në gjendje të ushtrojë funksionin e tij, për shkak të sëmundjes, të vërtetuar nga komisioni mjekësor i caktimit të aftësisë në punë.

Cengu i tha KPA-së se ai përmbushte të dyja kushtet për dalje të presion të parakohshëm. Ish-prokuroi nënvizoi se dalja e tij në pension nuk mund të konsiderohej si dorëheqje nga sistemi i drejtësisë dhe as refuzim i statusit të magjistratit. Cengu arsyetoi se si rrjedhojë ai nuk mund të penalizohej me sanksione për ushtrimin e një të drejte që e parashikon ligji. Ish-prokurori i Tiranës e cilësoi ankimin e Komisionerit Publik si të pabazuar në ligj dhe në interpretim të gabuar të dispozitave ligjore. “Unë kam statusin e pensionistit dhe jo të magjistratit,” tha ai. Ish-prokurori bëri një kronologji të gjatë të problemeve të tij shëndetësore dhe nënvizoi se deri sa e kishte mbajtur statusin i ishte përgjigjur në mënyrë korrekte kërkesave të institucioneve të vetingut dhe hetimit administrativ të KPK-së, edhe pse kishte qenë i shtruar në spital. Ai nënvizoi se insuficienca kardiake ja kishte bërë të pamundur ushtrimin e detyrës.

“Nuk e kam refuzuar detyrën, po kam qenë në pamundësi,” tha ish-magjistrati – në dukje i fyer nga ankimi i Komisionerit Publik, ndërsa shtoi se kishte qenë i detyruar të zgjidhte ‘o jetën, o punën.”/BIRN

Të këshilluara

Aksident me vdekje në aksin Fier-Vlorë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi në aksin Fier-Vlorë. Nga informacionet paraprake, mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. ...

16:40

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43