Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

U vra me thikë nga bashkëfshatari në Itali, mbërrin në Lezhë trupi i pajetë i 33-vjeçarit

Lapsi.al 10 June 2023
U vra me thikë nga bashkëfshatari në Itali, mbërrin në

Mbërrin trupi i pajetë i 33-vjeçarit Alfons Kola nga fshati Kallmet i Lezhës, i cili u sulmua për vdekje në Breshia të Italisë nga bashkëfshatari i tij Petrit Gega. Lajmi bëhet i ditur nga News 24.

Ngjarja ndodhi një jave më parë, ndërsa trupi i viktimës ka mbërritur në Shqipëri dhe do të prehet të dielën e 11 qershorit në fshatin e tij Kallmet të Lezhës.

Familja e viktimës dhe autorit të dyshuar te ngjarjes, jetojnë në të njëjtën lagje dhe sipas banoreve të zonës kishin marrëdhënie të mira. Ende motivet e krimit nuk janë zbardhur ndërsa për ngjarjen është tronditur i gjithë fshati i Kallmetit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI