Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Aksident në Fier, plagoset oficeri i policisë që lëvizte me motor

Lapsi.al 10 June 2023
Aksident në Fier, plagoset oficeri i policisë që lëvizte me

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Fier. Mësohet se një makinë tip Ford është përplasur me motorin e policisë. Nga përplasja ka mbetur i lënduar efektivi në motor, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe policia për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës", automjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin R. S. është përplasur me motomjetin e policisë, me drejtues shtetasin K. P. (punonjës i policisë rrugore të DVP Fier) dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi K. P., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Të këshilluara

Sot heshtja zgjedhore në Mal të Zi

Mali i Zi nga mesnata hyri në heshtje zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbahen të dielën më 11 qershor. Të drejtë vote në këto zgjedhje, të...

09:32

Boris Johnson jep dorëheqjen si deputet

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen si deputet me efekt të menjëhershëm. Shkak është bërë një raport hetimor parlamentar ku ai akuzohet ...

22:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI