Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Saimir Tahiri do të jetë i lirë të lëvizë nga shtëpia

Lapsi.al 2 June 2023
Saimir Tahiri do të jetë i lirë të lëvizë nga

Vendimi i gjykatës së Elbasanit i jep mundësi Saimir Tahirit të lëvizë nga shtëpia, edhe pse i ka mbetur një vit e 8 muaj burg nga dëimi alternativ. Në një nga pikat e vendimit thuhet se Tahiri mund të largohet nga shtëpia "për plotësimin e nevojave të domosdoshme famljare për të cilat shërbimi i provës është dakort".

Kjo do të thotë se praktikisht Saimir Tahiri është i lirë të lëvizë, një fakt që është nënvizuar edhe nga avokati i tij. Lirimi i Saimir Tahirit nga burgu i Kosovës në Lushnje erdhi pasi ai ka në kujdestari dy fëmijët dhe bashkëshortja paraqiti një raport që tregon se është sëmurë. Tahiri u dënua për shpërdorim detyre në lidhje me trafikun e drogës që kryenin kushërinjtë e tij, Habilajt.

Tahiri u dënua për shpërdorim detyre me 3 vite e 4 muaj burg, pasi trupi gjykues e shpalli fajtor me argumentin se ka lejuar kultivimin e kanabisit, gjatë kohës që ka qenë në postin e ministrit të brendshëm.

Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 12 vite burgim, me akuzat e rënda: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal.

Por Apeli e akuzoi atë vetëm për shpërdorim detyre, duke qenë se sipas gjykatës, për shkak të lidhjeve të tij me vellezërit Habilaj, të akuzuar për trafik të sasirave të mëdha të marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë, ka favorizuar aktivitetin e tyre kriminal.

Sipas gjykatësit “rezultojnë të provuara lidhja e qëndrueshme në kohë me Moisi Habilajn dhe Artan Habiljan. Lidhje të tilla të pashpjegueshme me ministrin e Brendshëm, kanë krijuar premisë më të favorshme për infiltrimin e grupit kriminal në radhët e policisë dhe të shtetit, me pasojë vështirësi dhe pengesa shtesë në parandalimin dhe luftimin e këtyre veprimtarive kriminale, shoqëruar në të njejtën periudhë dhe me bashkëpunimin në një shkallë të lartë të një numri punonjësish të Policisë së shtetit dhe agjencive të tjera ligjizbatuese, e shoqëruar me vazhdimësinë e ushtrimit të suksesshëm të aktivitetit kriminal të trafikimit të narkotikëve nga Moisi Habilaj, në kuadër të një organizimi kriminal që merrej me këtë veprimtari”.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43