Flash

Berisha ironizon rikthimin e Bashës: E kanë veshur me kaki si Zelenski

Lapsi.al 2 June 2023
Berisha ironizon rikthimin e Bashës: E kanë veshur me kaki si Zelenski

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar rikthimin e Lulzim Bashës në jetën politike të vendit. Në një intervistë në emisionin “Open” në News 24, Berisha ironizoi rikthimin e tij duke thënë se lexon ato që nxjerr zyra e shtypit të kryeministrit Rama, të cilët sipas tij e kanë marketuar “duke e veshur si Zelensky”, presidenti i Ukrainës.

Sipas tij, Basha nuk ka “punë me të”, pasi ky i fundit komandohet dhe merr urdhra nga Edi Rama.

“Është veshur si Zelensky, atë e marketon Endri Fuga. Vajti i bleu bluzë kaki. Ai lexon ato që i jep zyra e Fugës. Atë e komandon Rama, nuk ka punë me mua ai. Dil i thotë Fuga, thuaj që jam si Zelensky dhe del ai. Nuk kisha parti në këto zgjedhje. Një proces ishin primaret, por nuk kisha as emrin, as partinë, as vulën, etj. Shitja e zgjedhjeve ka qenë se Edi Rama bleu mandatet dhe ai nuk luftoi.

Do ketë një lëvizje të fuqishme popullore për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri. Kjo do ndodhë pa diskutim. Demokratët do na ndjekin se janë njerëz idealistë. Në kushtet më të veçanta u mblodhën mbi 500 mijë idealistë. Ekzistojnë gjysmë milionë idealistë të gatshëm të sakrifikojnë për votën”, - u shpreh Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI