Flash

Rama: Kurti nuk ka kërkuar këshilla nga ne për situatën në veri

Lapsi.al 1 June 2023
Rama: Kurti nuk ka kërkuar këshilla nga ne për situatën

Kryeministri Edi Rama shprehu jo pa ironi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka kërkuar  këshilla nga Tirana për situatën në veri.

“Nuk kemi pasur diskutime me qeverinë e Kosovës. Kjo sepse është kompetencë e kryeministrit të Kosovës dhe në një farë mase e presidentit të Kosovës. Janë ata që e vendosin dhe nuk jam unë që duhet t’i marr përdore si do e bëjnë këtë punë.

Për mua është një respekt për institucionet e Kosovës. Është konsultuar Kosova kur ka pasur dëshirë të konsultohej, kur nuk ka pasur dëshirë nuk ka ndodhur. Thjesht nuk ka pranuar të kërkojë këtë me mua apo me të tjerë në qeveri. Por unë e kuptoj sepse ata janë shtet më vete. A ka pasur një diskutim? Jo sepse nuk e kanë kërkuar.

Ata nuk e kanë kërkuar dhe unë nuk kam si t’ju them që hajdeni ta diskutojmë sepse nuk jam babai i madh. në rastin konkret nuk shoh ndonjë gjë për tu shqetësuar sepse është e drejta e tyre të mbajnë qëndrimet e tyre. Unë e kam të qartë se çfarë ka ndodhur dhe kryeminiustri Kurti e ka shpjeguar” – tha Rama që më pas shpjegoi edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Është situatë e rrezikshme dhe e panevojshme. Nuk më takon mua të nxjerr përgjegjësit. Jam kthyer nga Moldavia ku kishte shumë takime. Qëndrimi unik i liderëve të BE-së është unik me atë të SHBA-së që situata është e papranueshme dhe pajustifikueshme. Këtu ka 2 gjëra që duhen bërë. Serbët të kthehen në institucione dhe Kosova të shpallë zgjedhje të parakohshme në këto komuna.

Unë nuk jam këtu për të dhënë leksione për Albinin. Ai është KM i zgjedhur i Kosovës. Ka kompetencat dhe përgjegjësinë e plotë për vendimet që merr. Krahasimi për Shqipërinë është paksa i çalë. Bërja e zgjedhjeve ishte gjëja e duhur, por shkuarja më tej ishte paksa e tepërt.

Me Vuçiç folëm për domosdoshmërinë që serbët të kthehen në institucione. Braktisja ka qenë një gjë e pamenduar dhe ajo ka krijuar një vakuum dhe ajo ka sjellë pasoja. Jemi në kushtet që të dyja palët duhet të bëjnë nga një hap.

Dhe kjo duhet që sjellë që të dyja palët i bëjnë karshillëk njëra tjetrës me polici e ushtri. Di vetëm një gjë që kjo situatë po e dëmton Kosovën në arenën ndërkombëtare. Kosova ka të drejtë që bëri zgjedhje, por tani duhet një zgjidhje dhe jo të shtyhet më tej në konflikt” – tha Rama në Opinion. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Lushnje, dy të plagosur

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin Lushnje-Rrogozhinë, pranë rotondos së Plugut, ku një automjet tip “Volksëagen Lupo” ka dalë nga rruga dhe k...

18:02

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI