Flash

Shtyrja e rritjes së pagave, Tabaku: U konfirmua që ishte premtim elektoral

Lapsi.al 1 June 2023
Shtyrja e rritjes së pagave, Tabaku: U konfirmua që ishte premtim

Pagat e prillit që do të merren në maj nuk kanë të reflektuar rritjen e premtuar, pasi duhet ende kohë për zbardhjen dhe bërjen të zbatueshme të VKM-ve,e kësisjoj për deputeten demokratike, Jorida Tabaku është një tregues i qartë se e gjitha ka qenë për qëllime elektorale.

Më anë të një reagimi në rrjetet sociale, pak pas konferencës për media të ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, Tabaku shkruan se u vërtetua se ka qenë një premtim para zgjedhjeve, për të cilën nuk i kanë bërë aspak llogaritë mirë.

“Zvarritja e pakuptimtë e qeverisë me rritjen e pagave kur ka që në dhjetor që i reklamom dhe mbasi janë miratuar dhe në parlament tregon se premtimi rritjes së pagave ishte reklamë e papaguar fushate dhe nuk ishte i bazuar në llogaritje korrekte të buxhetit.

Nuk e di si ta kuptojmë Ministren e Financave që ka muaj që thotë paratë janë atje, që janë llogaritur efektet, që hyn në fuqi me sot me nesër. Paaftësia dhe këmbëngulja krenarisht në të nuk duhet të jetë justifikim për shtyrjen në kohë të një ligji të miratuar në parlament dhe të dekretuar.

Ministri Financash që ngatërrohet në llogari është e pazonja të manaxhojë arkën e taksave të shqiptarëve”, tha Tabaku.

Ky reagim i Tabakut vjen pasi ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se pagat për majin do të kalojnë sic ishin para miratimit të reformës, ndërsa shtesat për dy muajt maj e prill, kur shtrihet efekti financiar, do të bëhet më vonë, por pa përcaktuar një datë.

Të këshilluara

Aksident në Lushnje, dy të plagosur

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin Lushnje-Rrogozhinë, pranë rotondos së Plugut, ku një automjet tip “Volksëagen Lupo” ka dalë nga rruga dhe k...

18:02

Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin

Apeli i GJKKO konfirmon arrestin me burg për Fredi Belerin, kryebashkiakun e Himarës, i cili ndodhet pas hekurave për akuzën e blerjes së votave. Ndërkohë Gj...

16:00

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI