Flash

Kurti pas telefonatës nga Shtëpia e Bardhë: Zgjedhje të reja në veri

Lapsi.al 1 June 2023
Kurti pas telefonatës nga Shtëpia e Bardhë: Zgjedhje të reja
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zv.Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jonathan Finer. Është vetë Kurti që në një mesazh në Twitter ka zbuluar se me të është folur për t’u dhënë fund tensioneve me zgjedhje të reja në 4 komunat veriore. Kurti shkruan se gjatë diskutimit me Finer është zotuar për të punuar me SHBA-në për depërshkallëzimin e tensioneve në veri. “I kënaqur të flas me zëvendës këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jon Finer. E falënderova për telefonatën e tij dhe u angazhova për të punuar me SHBA për të ulur tensionet. Kjo kërkon një fund të menjëhershëm të dhunës nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër oficerëve të sigurimit deri në zgjedhjet e reja në ato komuna” – ka shkruar Kurti. Më herët ishte Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani që la të hapur mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në këto komuna. Kjo ishte dhe një nga kërkesat e BE në takimin që Osmani zhvilloi me Vuçiç dhe Macron e Scholtz. https://twitter.com/albinkurti/status/1664364675193098242?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1664364675193098242%7Ctwgr%5E62123d7b50abf2f0090aab2f5891e7eaed09bf2d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fkurti-merr-thirrje-nga-amerika-pajtohet-per-zgjedhje-te-reja%2F Kurti zbuloi më pas se ka pasur një bisedë edhe me 3 senatorë amerikanë: republikanët Chris Murphy dhe Pete Ricketts si dhe senatoren demokrate, Jeanne Shaheen. “I falënderova ata për mbështetjen e tyre të gjatë ndaj Kosovës. Largimi i turmave të dhunshme para ndërtesave të bashkive dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes B është rruga drejt de-përshkallëzimit deri në zgjedhje të reja” – shkroi kreu i qeverisë së Kosovës në Twitter. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI