Flash

Osmani pas takimit me Macron dhe Scholz: Ka mundësi për zgjedhje të reja në veri

Lapsi.al 1 June 2023
Osmani pas takimit me Macron dhe Scholz: Ka mundësi për zgjedhje

“Ekziston mundësia për zgjedhje të reja në veri”, - ka thënë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Moldavi ku është takuar me presidentin francez, Emmanul Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Ajo ka zbuluar se ka qenë kërkesë e qartë edhe e Gjermanisë dhe Francës, që kurdo që organizohen zgjedhjet të ketë pjesëmarrje dhe mos u ndalohet serbëve apo të ketë presion mbi ta.

Por, sipas presidentes së Kosovës ishte Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç që nuk ka dhënë përgjigje. Ajo ka thënë se brenda ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës ekziston mundësia që të ketë zgjedhje të reja, por ka rëndësi që serbët në veri të marrin pjesë në to dhe ta shfrytëzojnë pjesëmarrjen.

“Pra ata duhet të marrin pjesë dhe t’i zgjedhin kryetarët që dëshirojnë dhe të sigurohen për respektimin e të drejtave të tyre nëpërmjet përfaqësuesve që ata i zgjedhin”, - është shprehur Osmani duke mos e përjashtuar këtë veprim si zgjidhje për shtensionimin e situatës.

“Ligjet tona lejojnë zgjedhje të reja nëse ka një përqindje të caktuar të qytetarëve që janë në listën e votimeve e iniciojnë një procedurë të tillë. Pra nëse ka procedura të tilla institucionet tona detyrohen të veprojnë”, - ka nënvizuar Osmani. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI