Flash

Berisha: Tahiri u lirua me urdhër direkt të Ramës. I çoi ultimatum

Lapsi.al 2 June 2023
Berisha: Tahiri u lirua me urdhër direkt të Ramës. I çoi

Lirimin e sotëm të Saimir Tahirit nga qelia burgut, Sali Berisha e shpjegoi si një urdhër direkt të Edi Ramës.

Sipas Berishës, Tahirit iu sos durimi dhe i dha ultimatum Ramës se nëse nuk do ta lironte nga qelia, do të zbërthente lidhjet e tij dhe të vëllait të tij, Olsi ramës me krimin dhe bandat nga Meksika në Amerikë të Jugut.

"U lirua me urdhër të Ramës. Tahirit iu sos durimi. U lirua me ultimatumin që ai i çoi Edi Ramës, se përndryshe do të zbërthejë të gjitha lidhjet kriminale të Edit dhe Olsit nga Meksika në Amerikë të Jugut. Urdhër direkt i Ramës. Saimir Tahiri ja dha këtë paralajmerim botërisht dhe zyrtarisht që nqs une do të di të mbrohem. Më në fund ai arriti ta mposhte Edi Ramën, i cili tani është i ngërthyer ne aferën Mcgonigal. Po bën lobimin më të fuqishëm që të shpëtojë. Por s'do shpëtoje dot, megjithë angazhimin e Soros dhe miqve të tij. Unë kam besim te drejtesia amerikane." - u shpreh Berisha nga konferenca e përjavshme për shtyp në selinë e PD-së. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI