Flash

“Eddie Line”/ Çmontohet banda shqiptare e trafikut të drogȅs në Angli (EMRAT)

Lapsi.al 18 April 2023
“Eddie Line”/ Çmontohet banda shqiptare e trafikut të

Një tjetër trafikant në Burton të Britanisë së Madhe ka dalë para gjykatës si pjesë e rrjetit të ngritur nga një grup shqiptarësh të goditur nga policia pas një hetimin 1-vjeçar. Razvan Ionel-Manoliu, 27 vjeç, nga Village Mews u deklarua fajtor për shpërndarje drogash të forta që përpara se të përballej me gjyqin. Ai ishte pjesë e një bande të drejtuar nga vëllezërit shqiptarë Edmond dhe Eduard Haziri, të cilët kontrollonin tregtinë e lëndës narkotike në atë që njihet si grupi "Eddie line". Ata lëvizën kokainȅn nga Londra në East Staffordshire, South Derbyshire dhe North West Leicestershire.

6 anëtarë të bandës u dënuan më 30 mars për përpjekjen e tyre për të trafikuar kokainë, pas një gjyqi 8-javor në gjykatën e kurorës Derby. Gjyqi dëgjoi sesi Grazmend Hoxha do të udhëtonte nga shtëpia e tij në Leicester në Londër dhe do të kthehej në Midlands për të ri-furnizuar shpërndarësit e shumtë të bandës, të cilët ua shisnin drogën deri në 145 klientëve në ditë.

Nga kjo tregti banda përfitoi qindra mijëra paund nga prilli 2021 deri në mars 2022. Anëtarët e bandës të dënuar në gjyq ishin: Edmond Haziri, 36 vjeç, me adresë jo fikse, Eduard Haziri, 34 vjeç, nga Shardeloes Road, Lewisham, Londër, Grazmend Hoxha, 47 vjeç, nga Denis Close, Leicester, Samuel Stoica, 25 vjeç, nga Burton Crescent, Wolverhampton, Simion Stoica, 22 vjeç, nga Jeremiah Road, Wolverhampton, Kirsti Prifti, 23 vjeçe, me adresë fikse.

Ndërsa 4 anëtarë të tjerë, duke përfshirë Ionel-Manoliu të Burton, e kishin pranuar tashmë fajin. Ata ishin Alban Krasniqi, 34 vjeç, nga Blackheath Hill, Londër, Daniel Stavrat, 29 vjeç, me adresë jo fikse, Razvan-Ionel Manoliu, 27 vjeç, nga Village Mews, Burton dhe Joshua Garrigan, 32 vjeç, nga Charnborough Road, Coalville. Vendimi i gjykatës jepet në 31 maj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI