Flash

Eksperti: Ervis Martinaj është gjallë, ka një gjallërim të grupit të tij

Lapsi.al 18 April 2023
Eksperti: Ervis Martinaj është gjallë, ka një gjallërim

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa deklaron se i shumëkërkuari Ervis Martinaj mund të jetë gjallë për aq kohë sa nuk ka një viktimë.

Softa u shpreh se ngjarjet e fundit kriminale, vendosje e tritolit në banesën e babait të Leonard Dukës, apo edhe ajo në Don Bosko, nëse vërtetohen se janë bërë në shenjë hakmarrje nga grupi i Martinajt, atëherë kemi një gjallërim të këtij grupit.

“Për aq kohë sa nuk ka viktimë unë e konsideroj Martinajn gjallë. Për aq kohë sa grupet e Martinajt apo personat rreth tij kryejnë atentate, nëse edhe kjo e fundit vërtetohet që ka përfshirje të këtyre personave do ta lidhim edhe me ngjarjen në Don Bosko kur sulmi ishte me autorë kundërshtar të grupit të Martinajt, atëherë tregon se ka një gjallërim të grupit të Martinajt dhe ose ky grup drejtohet nga ai ose nga persona të tjerë. Por ato janë sulme që vijnë për shkak të aktiviteteve të paligjshme që kanë bërë, por sidomos për hakmarrje”, u shpreh Softa për Panoramën.

Eksperti tha se Martinaj është një person me rrezikshmëri të lartë, i pasuri financiarisht, me aftësi dhe mençuri. Për aq kohë sa nuk kemi një kufomë, u shpreh eksperti i sigurisë, të gjithë këto ngjarje janë hijë të tij ose të grupit të tij të frikshëm.

“Është një person me shkallë të lartë rrezikshmëri, shumë i pasur me financa, me aftësi dhe mençuri, por edhe ai ka kundërshtarët e tij, grupet e tjera dhe kanë qenë të interesuar për eliminimin e tij. Për aq kohë sa nuk kemi një kufomë, këto vazhdojnë të jenë hije të tij dhe grupi i tij është i frikshëm”, tha ndër të tjera Softa.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46