Flash

Mungon Basha, Alibeaj hap fushatën në Tiranë

Lapsi.al 18 April 2023
Mungon Basha, Alibeaj hap fushatën në Tiranë

Partia Demokratike hapi sot në Pallatin e Sportit fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit. Në sallë janë rreth 200 të pranishëm, ku marrin pjesë deputetët demokratë që kanë mbështetur kandidimin e Roland Bejkos për kryetar bashkie në Tiranë, si Oriola Pampuri, Kreshnik Çollaku, Gazment Bardhi apo kreu i komanduar Enkelejd Alibeaj, ndërsa mungon Jorida Tabaku.

Edhe pse kishte premtuar se do të merrte pjesë fuqishëm në fushatë, në të gjithë Shqipërinë, Lulzim Basha e ka braktisur mitingun hapës, por e ka mbështetur Roland Bejkon përmes rrjeteve sociale, duke shpërndarë live në Facebook, hapjen e fushatës.

“Takimi hapës i fushatës zgjedhore për kandidatin e Partisë Demokratike për bashkinë Tiranë, Roland Bejko, si dhe për listën e këshilltarëve të bashkisë”, shkruan Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Enklejd Alibeaj, në fjalën e tij hodhi sërish akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, Sali Berishës dhe Ilir Metës, për të cilët thotë se kanë bashkëpunuar për asgjësimin e Partisë Demokratike. Alibeaj tha se ata të tre, po vijojnë ende sulmin ndaj PD-së pa u ndalur.

“E pra, sot kjo parti është nën agresion. Partia Socialiste, pasardhëse e ish-komunistëve shqiptarë, me në krye një kryeministër mafioz si Edi Rama, një pazarxhi politik si Ilir Meta, bashkë me Sali Berishën, ish-kryetarin tonë dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë të shpallur non-grata nga aleati ynë madhor, SHBA, si minues i demokracisë dhe inkurajues i korrupsionit madhor në vend, në koordinim të hapur dhe të fshehtë me veglat e tyre në pushtet me sistemet mediatike dhe mafioze të tyre, me korrupsionin e 30 viteve, i janë futur një sulmi që nuk po njeh të ndalur"- tha Alibeaj.

Gjatë prezantimit të kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, foli analisti dhe njëkohësisht politikani, Preç Zogaj.

Zogaj tha se Partia Demokratike nuk është vetëm ajo e vulës dhe e logos, por edhe ajo e busullës.

“PD është në gjenezë dhe në gen vetëm euroatlantike. Nëse nuk është e tillë ajo nuk është më PD. Mund të jetë çdo gjë tjetër por nuk është më PD. Do të ishte e trishtë dhe e turpshme për të djathtën shqiptare që marrëdhëniet me perëndimin t’i mbante PS. Për këtë qëndron në këmbë Partia Demokratike perëndimore. Marrëdhëniet me SHBA dhe BE janë më të rëndësishme se vetë pushteti. PD aktualisht nuk është e thënë të jetë shumicë, por pakicë krijuese e vendimeve të mira. Kjo është partia e busullës dhe jo thjesht e vulës. Kjo parti është e vetmja që mund të rritet”, tha Zogaj.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI