Flash

Berisha akuza kryebashkiakes së Roskovecit: Shoferi i saj bos droge

Lapsi.al 18 April 2023
Berisha akuza kryebashkiakes së Roskovecit: Shoferi i saj bos droge

Kreu i PD Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit në qytetin e Roskovecit Erdit Hazizaj.

Berisha ka akuzuar nipin e kryebashkiakes aktuale të Roskovecit, Majlinda Bufi për trafik droge.

Ai vijoi duke thënë se nipi i bashkëshortit të Bufit njëkohësosht shoferi i saj, është “bos kryesor i drogës”.

“Në qendër të përpjekjes sonë do jetë familja dhe shërbimet ndaj saj. Ju e shihni se Edi Rama me ekipin e tij ka marrë lopatat për të mashtruar qytetarët. E dini ju pse hap ato gropa para jush? Ai e di se kandidatët e tij që kanë dalë nga bodrumet e mafias nuk përballen dot me kandidatët tanë. Majlinda, nëse të ka mbetur minimumi i përgjegjësisë ndaj qytetarëve, hajde bëj debat me Erditin në shesh dhe shpjegoja qytetarëve planin për vitet e ardhshme. Aq sa mund të dalin simotrat e tua në Tiranë, Xhaçka apo Ballukja, aq mund të dalësh ti të përballesh me kandidatin që doli nga vota e lirë. Po dole në debat me Erditin të dalin llogaritë ku fusje pensionet e invalidëve dhe ia mbathje për në Antalia, kurse hallexhinjtë numëronin kafshatat. Nuk del dot. Je simotër siameze me Olta Xhaçkën, ti me drogën, ajo me drogën. Të ndjek ai nipi i burrit, që isht dhe shoferi yt, që shkoje dhe e nxirrje. Është droga që të rikandidon ty. Nuk ke vend fare këtu, më mirë mos kandido dhe jep dorëheqjen. Këta ku t’i kapësh njëlloj dalin", deklaroi Berisha.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46