Flash

Dalin pamjet/ Babë e bir rrahin 32-vjeçarin pas përplasjes së dy makinave në Tiranë (VIDEO)

Lapsi.al 18 April 2023
Dalin pamjet/ Babë e bir rrahin 32-vjeçarin pas përplasjes

Pamjet që po shikoni tregojnë momentin kur babë e bir dhunojnë 32-vjeçarin pasi makinat e tyre u përplasën. Videoja është publikuar nga JOQ dhe tregon momentet e dhunës së ndodhur këtë pasdite në zonën e Laprakës, në afërsi të shkollës ‘Aleks Buda’. Pas aksidentit, djali me të atin dolën nga makina dhe rrahën keq 32-vjeçarin. Ky i fundit për shkak të plagëve të marra përfundoi në spital.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Me datë 18.04.2023, rreth orës 16:10, në Laprakë, në afërsi të shkollës "Aleks Buda", janë përplasur dy automjete (dëme materiale) dhe si pasojë janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, drejtuesit e automjeteve, shtetasi A. R., 32 vjeç, me shtetasit Xh. B., dhe A. B. (babë e bir). Si pasojë e konfliktit shtetasi A. R., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

https://www.youtube.com/watch?v=tZVLoK3nQwA

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46